• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Boshllëk që s’e mbush dot”, rrëfimi i rrallë i Ermonela Jahos për humbjen e prindërve

by A R
05/09/2025 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithë bota e njeh emrin e saj, zërin, jehonën e suksesit, trofeve e titujve, por kur perdja mbyllet, për Ermonela Jahon dihet fare pak. Tek-tuk ajo zbulon ndonjë detaj nga jeta personale, por pjesën më të madhe ka zgjedhur ta ruajë hermetike, të shenjtë.

Por si asnjëherë më parë, në programin “Rudina” në Tv Klan, ajo ka dhënë një rrëfim të rrallë për familjen, dashurinë, brengat, dhimbjen. Si dhimbja e humbjes së prindërve që sot ende i rëndon trishtimi se nuk u gjend dot pranë tyre. Një boshllëk që nuk mbushet dot e megjithatë, ajo i ndien gjithnjë pranë.

Madje beson se babai i saj, i cili ishte i vetmi që arriti ta shihte në skenë, i ka dërguar një copëz nga ai moment nënës së saj.

Ermonela Jaho: Kanë ikur kur kam lënë Shqipërinë dhe ia kisha frikën gjithmonë. Kur lashë Shqipërinë atë thoja, uroj të mos ndodhë diçka e keqe që të mos u jem pranë prindërve dhe ua kisha frikën dhe ndonjëherë qaja vetëm duke menduar në qoftë se ndodh diçka dhe unë nuk jam aty? Fatkeqësisht, ndodhi për të dy prindërit dhe kur ikin prindërit mblidhesh vëlla, motër, familja lidhet më shumë.

Rudina Magjistari: Me shumë distancë nga njëri-tjetri në kohë?

Ermonela Jaho: Jo shumë distancë, mami përpara, babi nja dy vjet më mbrapa. Më lanë një boshllëk shumë të madh, siç lënë prindërit. Ikja e prindërve është diçka… janë dy kolona kaq të forta familja që nuk ta mbush më asgjë tjetër dhe sado rritemi etj, në fund mbetemi fëmijë të dikujt dhe ai boshllëku është një boshllëk që s’e mbush dot. Me kalimin e kohës kupton më tepër sakrificat që kanë bërë këta prindër për neve, ndoshta është klishe por prindërit shqiptarë janë shumë të sakrificuar dhe ai boshllëku e ndien gjithmonë e më tepër. Sa herë jam në skenë, është sikur i kam sytë e tyre mbi veten time.

Rudina Magjistari: Engjëjt e tu mbrojtës. A patën ata mundësi të shijonin suksesin tënd, ta mësonin suksesin tënd?

Ermonela Jaho: Babi po. Mami nuk arriti dot, mami iku përpara dhe s’më ka parë asnjëherë në skenë fatkeqësisht,e dhe kur kam qenë në Pallatin e Pionerëve nuk ka qenë e mundur, kështu që më ka ngelur pak, por i kam marrë shumë mamit atë karakterin e fortë dhe të brishtë në të njëjtën kohë, luftarake. Babi po, më ka parë me Madame Butterfly që ishte ëndrra e nënës sime sepse brezi i nënës sime, jepej filmi njëherë e një kohë, bardhë e zi i Madame Butterfly dhe më thoshte “unë do të vij të të shikoj kur të këndosh Madame Butterfly”. Fatkeqësisht, edhe për të kënduar Madame Butterfly, është një opera kaq e vështirë që të merr kohë, ti s’mund ta këndosh 20, 23 vjeç, kështu që unë arrita dhe ka qenë opera e fundit që babai ka aprë, Butterfly im i parë. Edhe në qoftë se ne besojmë në një dimension tjetër, ndoshta ka parë atë Butterfly, e ka marrë me vete për t’ia treguar nënës sime, ndoshta unë ngushëlloj veten.

Next Post
Filmit shqiptar iu ndalua shfaqja në festival prej gjuhës, regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë!

Filmit shqiptar iu ndalua shfaqja në festival prej gjuhës, regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In