• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bosët e drogës paguan deri në 5 mln euro”, Berisha: Operacioni i SPAK u dekonspirua

by Java News
28/07/2023 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi operacionin e djeshëm të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, ku SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste. Ai tha se ky operacion u dekonspirua.

“Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dështimin e operacionit antikrim të ndërmarrë dje dhe pardje, në të cilin, nga 15 mandate arresti, janë ekzekutuar gjithsej 4. 11 të tjera janë shitur. Janë shitur me shumë marramendëse, me shuma që shkojnë, siç flitet edhe 3 dhe 5 milionë euro.

Bosët e drogës dhe krimit, paratë i kanë në kontejner të groposur, për të shpëtuar kokën, nuk njohin kufi.
Por dekonspirimi i aksionit jashtëzakonisht të rëndësishëm, është një akt, një megakrim i vërtetë. E bën shumë dëshpëruese përpjekjen e atyre, të cilët përpiqen të çlirojnë shqiptarët nga kthetrat e krimit.

Të dekonspirosh në një operacion, mbi 72 përqind të mandat arresteve, je 7 herë kriminel më keq se ata që i informon, pavarësisht nga krimi që mund të kenë kryer. Ky operacion, për të cilin duhet të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj Europolit, në veçanti organeve ligjzbatuese të Belgjikës dhe Francës, për dosjet dhe materialet që kanë sjellë nga deshifrimet e bisedave, videove dhe çdo gjë tjetër që është kapur në telefonat SKY, EÇ dhe EncroChat. Duhet të falënderoj gjithashtu çdo zyrtar shqiptar, që përsëri ka kurajën, integritetin për të zbatuar ligjin kundër kriminelëve në pushtet dhe atyre të lidhur me pushtetin.”, tha Berisha.

Ai shtoi se; “Të gjitha fijet e këtij operacioni të çojnë te Edi Rama dhe Taulant Balla. Ju konstatuat se dje gjithë ditën, kishte dy njoftime, njëri se u arrestuan 6, në një kohë kur kishte vetëm katër emra. Nuk dilnin me 4, se do kuptohej se dështimi ishte total. Së dyti, të tjerët ia kanë mbathur me kohë, sipas TIMS, dhe mjerisht keqpërdorin gazetarët në mënyrën më të pandershme, i dezinformonin. Se ikën para apo prapa, ata të gjithë ishin në Shqipëri. Njësoj siç u informua kryedezertori Arben Ahmetaj, u njoftuan edhe këta. Këtu jemi në një praktikë të zakonshme të këtij pushteti krimi për të njoftuar kriminelët që të largohen. Mediat kanë publikuar dje transkript të komunikimit të Taulant Ballës me Bajrët, jo për këtë rast, por për rastin e lojërave të fatit, ku thonë se Taulanti është në rregull për licencimin, ligjin apo ça kanë, por duhet të gjejmë ndonjë deputet demokrat që të ecim përpara. Vetë Taulanti, pasi garanton largimin e 9 kriminelëve me mandat arresti, u shpreh dje duke u kujtuar shqiptarëve atë përrallën që thotë, më jep kandarin, por mos kujto se do masim paratë. Edhe ky, bravo i qoftë policisë, por mos kujtoni se i njoftova unë. Po çfarë bravo ka këtu, kur 11 kriminelë ikën? Ky është sukses spektakolar i krimit. Ndaj dhe unë e dënoj këtë akt si një krim shumë të rëndë shtetëror. Asgjë nuk mund të mbrojë këta.”.

/f.stafa

Next Post
Dosja e SPAK: Olti Bistri i jepte informacion Ervis Martinajt për operacionet ndaj tij

Dosja e SPAK: Olti Bistri i jepte informacion Ervis Martinajt për operacionet ndaj tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

February 26, 2026
Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Kursimet në lekë, rritje rekord/ BSH: Në janar u zgjeruan me 26 miliardë lekë

February 26, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

February 26, 2026
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

February 26, 2026
Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

February 26, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Nga Smart City te transformimi i Policisë Bashkiake dhe fuqizimi i rolit të prefektit, ministrja Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In