• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Bosët e drogës kanë gjetur parajsën në Dubai”/ Historia e Eldi Dizdarit të rritur jetim: Lidhja me ish-misin, konsiderohej i paprekshëm nga…

by Java News
17/09/2020 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni ndërkombëtar për goditjen e kartelit të drogës që kontrollohej nga shqiptarët dhe vepronte në 10 shtete ka nisur prej të martës dhe ka përfunduar dje në mëngjes.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se për herë të parë në pranga ka persona që konsiderohen si hierarkia e trafikut të drogës referuar këtu Eldi Dizdarit, i cili sipas tij është parë nga autoritetet shqiptare si i paprekshëm.

“Në ditët në vijim do kemi edhe emra të tjerë. Operacioni edhe në Shqipëri është bërë ditën e martë por është mbajtur diskret dhe ka vazhduar. Arrestimet në Shqipëri kanë përfunduar dje në mëngjes. Prokrurori i Firenzes është ai që ka nisur hetimet në vitin 2015. Për herë të parë në Shqipëri kemi një arrestim të peshave të rënda, ose të peshqve të mëdhenj. Është Eldi Dizdari. Policia e Emirateve të Bashkuara e quajti sukses me konferencën shtypi. Mund të donte që këtë operacion mund ta bënte SPAK.

Përgjithësisht është një kartel. Po ta shikosh nga mënyra se si është i strukturuar ka përmasat e një karteli. Gjëja që bie në sy është që italianë dhanë informacion më parë se ne. Ata kanë pasur kohë të bënin edhe kërkime. Por përfshirja e një emri si Eldi Dizdari që nuk ka qenë i ekspozuar në Shqipëri sepse ishte në krye të listës së trafikut. Agjencitë tona të ligjit e kishin si një person ta paprekshëm. Sot bizneset e kanë më kollaj të kërkojnë para hua nga grupet e trafikuar se sa të shkojnë në bankë. Ai është i përfshirë në këtë histori”, tha Artan Hoxha në Abc News.

Artan Hoxha deklaroi se vrasja në ish-Bllok e ndodhur dy vite më parë ka ndodhur pikërisht për shkak të konfliktit që ka nisur fillimisht mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Ai u shpreh se bossët e drogës në Shqipëri kanë ndërtuar një parajsë fiskale në Dubai duke ikur nga drejtësia por edhe rivalët e tyre që mund të tentojnë t’i ekzekutojnë.

Gazetari tregoi edhe historinë e Eldi Dizdarit është rritur pa babanë, që sipas tij e kanë ekzekutuar në Tropojë në vitin 1998.

“Prokurorisë së Firenzes i janë dashur 5 vjet të lidhë fijes. Arrestimi i Eldi Dizdari që përmendej vetëm nën zë. Ngjarja në ish-Bllok zanafillën e ka nga një konflikt mes tij edhe Ervin Matës. Eldi Dizdari nuk u pa më në Shqipëri dhe u spostua në Dubai. Sot disa nga boss-ët më të mëdhenj të trafikut të drogës kanë gjetur një parajsë fiskale në Dubai. Ata janë vendosur aty dhe unë jam kurioz nëse ka gjetur njeri me Eldi Dizdari. Para pak ditësh ata i kanë dërguar mesazh njëri-tjetrit në sistem. Këtu ku jemi ne, le të vazhdojë të merret Artan Hoxha me ne.

Sot disa bossë të krimit dhe trafikut janë të instaluar aty, ka nga Lushnja, nga Tirana, nga Tropoja, Shkodra. Janë të vendosur në Dubai. Nuk është se ka pasur ngarkesë kriminale. Ka pasur vetëm një rast dyshimi, implikimi. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Tropojë në Janar të këtij viti. Ai ka një histori. Ai është rritur jetim. Babai i tij është vrarë në janar të vitit 1998, një ditë pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt dhe Demirit. Në pritën e datës 6 Janar në aksin që lidh Sopotin dhe Qafën e Lushës. Është vrarë Avdyl Matoshi, Gjin Kolbuçaj dhe Naim Dizdari. Eldi Dizdari e ka dajë Avdyl Matoshi. Më vonë ai është larguar deri kur më vonë . Në vitin 2015 kam ndeshur teksa flisja për kokainën nga Ekuadori këtë grup personash. Eldi Dizdari nuk ishte një personazh që mund t’i afroheshe kollaj. Ishte një personash që rrinte në hije dhe e ekspozoi lidhja me ish-missin”, tha Artan Hoxha.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Laçi eliminohet në fund, Hapoel 2 gola në minutat shtesë

VIDEO/ Laçi eliminohet në fund, Hapoel 2 gola në minutat shtesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

November 14, 2026
Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

November 14, 2026
Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

November 14, 2026
Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

November 14, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

November 14, 2026
Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

November 14, 2026
20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

November 14, 2026
Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

November 14, 2026
Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

November 14, 2026
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In