• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Borxhi publik, rritet blerja e letrave me vlerë të qeverisë nga individët

by A R
14/12/2015 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Individët kanë shfaqur më shumë interes për të blerë letra me vlerë të qeverisë vitin e fundit, si rezultat i normave më të favorshme që ofrojnë obligacionet krahasuar me depozitat bankare.
Në të kundërt është vënë re një ulje e peshës së bankave në pjesmarrjen e tyre në financimin e borxheve të qeverisë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të shtatorit 2015 pesha e Raiffeisen Bank në borxhin e brendshëm të qeverisë arriti në 17.48 për qind nga 17.16% që ishte një vit me parë, ndërsa pesha e BKT-së arriti në 16.42% nga 16.70% që ishte një vit më parë.

Ministria e Financave referon se, gjatë, vitit 2015 ka pasur tendenca pozitive përsa i përket rritjes së diversifikimit të portofolit nga pikëpamja e mbajtësve të tij, nga ku vërehet një ri-shpërndarje e peshave ndërmjet kategorive Banka, Jo Banka dhe individë.

Kategoria Banka ka pësuar një rënie të peshës specifike, me rreth 197 pb; peshë e cila ka kaluar në favor të portofolit të kategorisë Jo Banka dhe kategorisë së individëve, përkatësisht me 57 dhe 140 pikë përqindje. Nga ana tjetër, edhe brenda së njëjtës kategori (Jo Banka) ka pasur ndryshime të peshave, nga ku vlen të përmendet rritja e peshës së mbajtur nga institucionet Financiare me 66 pikë pikë përqindje dhe rënia e peshës së instituteve Jo Financiare me 8 pikë përqindje.
Në ndryshim nga tendenca e dy viteve të fundit (2012-2014), gjatë vitit 2015 karakteristike është rritja e portofolit të individëve me 140 pikë përqindje, rritje e cila vjen kryesisht si rezultat i normave më të favorshme që ofrojnë obligacionet krahasuar me depozitat bankare.

Diversifikimi i bazës së investitorëve ndikon ndjeshëm në zhvillimin e tregut primar vendas, por mbështetja tek sistemi bankar dhe angazhimi i një pjese të konsiderueshme të aseteve të tij përbën risk për ecurinë në terma afatgjatë

Huamarrja e re në periudhën janar-shtator të vitit 2015, ka bërë që të ketë rritje në peshat e instrumenteve afatgjata duke ulur në këtë mënyrë ekspozimin e portofolit ndaj riskut të rifinancimit dhe normave të interesit.

Përsa i përket financimit neto sipas investitorëve, aktorët kryesore të cilët realizuan huamarrjen e brendshme për 9 mujorin 2015 ishin: individët me 39.63%, BKT me 25.49%, Credins me 24.54 %, RZB me 22.85%, ASD me 16.48% dhe Fondi Prestigj me 9.58%./Monitor

Next Post

Bashkia edhe me një këshill të moshuarish/ Veliaj: Të mbrojmë qytetin nga vandalizimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In