• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Borxhi publik/ Qeveria planifikon uljen me 6.5% deri në 2026! Rrezikohet nga interesat e kursi i këmbimit!

by Java News
14/08/2022 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Objektivi i qeverisë për të ulur borxhin publik që nga ky vit, rrezikohet prej normave të interesit që janë në rritje dhe luhatjeve të kursit të këmbimit. Ministria e Financave në strategjinë e menaxhimit të borxhit, parashikon uljen e tij me 6.5% deri në vitin 2026, por thotë se të gjitha parashikimet mund të rishikohen për shkak të rreziqeve të shtuara prej luftës në Ukrainë, e cila ka rritur nevojën për financim.

Rritja e normave të interesit për shkak të normalizimit të politikave monetare nga Banka Qendrore Evropiane, Banka e Shqipërisë dhe bankat e tjera qendrore si dhe luhatjet e kursit të këmbimit, mund të cenojnë objektivin e qeverisë për të ulur borxhin publik në vend.

Në Strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit për periudhën 2022-2026, thuhet se borxhi do të ulet me 6.5% deri në vitin 2025, duke zbritur në 66.7% të PBB-së, nga 73.2% që ishte në fund të vitit 2021. Të gjitha këto parashikime thotë ministria e Financave janë objekt rishikimi, pasi situata paraqitet e pasigurt për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila ka goditur tregjet dhe ekonomitë evropiane. Sipas një analize të bërë në strategji thuhet se nëse normat rriten njëkohësisht interesat e borxhit mund të rriten deri në 0.8% në afatmesëm, ndërsa një zhvlerësim i fortë i monedhës vendase kundrejt euros mund ta mbante nivelin e borxhit mbi 70% deri në vitin 2026.

Këto rreziqe mund të vështirësojë edhe huamarrjen e Shqipërisë në tregun e huaj në kushtet kur nevojat për financim, për shpenzime si pasojë e çmimeve dhe për ri-finacnimin e borxhit ekzistues janë rritur. Për këtë arsye, Ministria e Financave thotë se objektiv i huamarrjes do të jetë tregu i brendshëm, pasi huamarrja në tregun e huaj është sfidë.

“Tregu i brendshëm do të vazhdojë të mbetet burimi kryesor i financimit, i cili do të mbulojë shumicën e nevojave të qeverisjes qendrore për hua. Instrumentet kryesore që do të përdoren për sigurimin e financimit janë titujt shtetëror”, thuhet në strategjinë afatmesme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave borxhi publik i vendit në muajin qershor ishte 11,6 miliardë euro, ku 5.7 miliardë është borxh i jashtë dhe 5.9 miliardë euro janë nga tregu i brendshëm. Ky ekspozim i borxhit në valutë e bën edhe më të ndjeshëm portofolin ndaj goditjeve të kursit të këmbimit.

Shqiptarja.com

Next Post
Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Ja cili ishte 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën, pamjet e rënda nga vendngjarja (FOTO)

Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Ja cili ishte 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën, pamjet e rënda nga vendngjarja (FOTO)

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Kjo qeveri me kyt korrupsion munde ta ule borxhin ne vitin 2060,ktyre ju kane qerruar syte e ballit,bejne sikur nuke shohin.Ne vendin tone eshte cdo gje jashte kontrodhit.nuke funksionon asnji istitucion,fare,fare.Funksionon krimi,plackitja,pastrimi i parave,prostitucioni e cdo gje tjeter e piste,qe vjen nga kta te quajtur pushta e pushte,ne qeveri e administrate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In