• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Borxhi publik ka zbritur në 56%”, Sejko: BSH, rol primar në negociatat për anëtarësim!

by A R
13/11/2024 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se borxhi publik në Shqipëri ka zbritur nga niveli i 72% në 56% të prodhimit të brendshëm bruto teksa ka shtuar se është zbritur dhe raporti i kredive me probleme. Në aktivitetin “Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”, Sejko deklaron se procesi i integrimit në Bashkimin Europian ofron sfida dhe mundësi për sektorin bankar dh eevidenton disa prej tyre.

Gent Sejko: Borxhi publik ka zbritur nga niveli i 72% në nivelin e 56% të prodhimit të brendshëm bruto. Kështu raporti i kredive me probleme, ka zbritur nga thuajse 23% në 4.6%. Në politikat e administrimit ekonomik, Shqipëria ka bërë progres. Banka e Shqipërisë ka adaptuar një kuadër modern të politikës monetare. Banka e Shqipërisë e fokusuar në zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare dhe të edukimit financiar. Ne kemi bashkëpunuar me partnerët tanë institucionalë. Ne kemi punuar për modernizimin e platformave të pagesave me fokus reduktimin e keshit në ekonomi. Ne po vëmë në zbatim strategjinë e Bankës Shqiptare për përfshirjen financiare.

Banka e Shqipërisë ka një rol primar në negociatat për anëtarësim. Ne jemi pjesë integrale e punës për 5 kapituj dhe udhëheqim 2 prej tyre: Kapitullin 4, lëvizja e lirë e kapitalit dhe kapitullin 17, politikat ekonomike dhe monetare. Jemi të ndërgjegjshëm se ky proces do të ketë sfidat e tij. Për momentin, ne mund të identifikojmë 3 prej këtyre sfidave: Procesi i integrimit nënkupton një ekspozim në rritje ndaj flukseve financiare në formën e investimeve të portofolit.

Këto flukse i shërbejnë zhvillimit financiar dhe reduktojnë koston e përgjithshme të financimit në vend. Procesi i integrimit ofron sfida dhe oportunitete po aq serioze dhe për sektorin bankar. Lëvizja e lirë e kapitalit nënkupton dhe një ekspozim të plotë ndaj konkurrencës midis këtij sektori dhe atij evropian. Industria jonë bankare të ndërgjegjësohet për atë që kjo konkurrencë do të ketë në modelin e biznesit dhe marzhet e fitimit duke marrë në kohë dhe masat për përballimin e saj.

/a.r

Next Post

Paloka del garant: Trump do t'ia heqë non-gratën Berish! Edhe Europa pritet që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In