• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Borxhi ndaj tatimeve, shtohen penalitetet, sekuestro xhiros ditore

by
20/09/2015 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset që nuk paguajnë detyrimet fiskale do të përballen me masa shtrënguese, të cilat shkojnë deri në sekuestrimin të xhiros ditore.

Në nenin 11 të projektligjit, që është depozituar në Kuvend, propozohet një masë e re shtrënguese e mbledhjes së borxheve tatimore.

Në pikën 2 të nenit 89 përcaktohet se, “nëse tatimpaguesi nuk përdor të drejtën e ankimit dhe nuk paguan detyrimin tatimor, administrata tatimore duhet ta mbledhë tatimin, duke përdorur njërën ose disa prej mënyrave të parashikuara në këtë draft”.

Sekuestrimi

Në këtë projektligj propozohet që, në funksion të mbledhjes së detyrimit tatimor të papaguar të tatimpaguesit, administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit, me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50% të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, për llogari të detyrimeve tatimore të pashlyera të tatimpaguesit.

“Tatimpaguesi për të cilin administrata tatimore ka filluar mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, nuk mund të kryejë transferim të shumave të parave nga llogaria e tij apo të shesë\të transferojë aktivet ose kapitalet e shoqërisë, me përjashtim të rasteve kur nëpërmjet shitjes\transferimit të aktiveve synohet shlyerja në masën 100% e detyrimit tatimor të papaguar”,- thuhet në projektligj.

Sipas draftit, administrata tatimore mund t’i kërkojë palës së tretë të kryejë pagesën e drejtpërdrejtë të çdo shume që i detyrohet tatimpaguesit, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e dërgimit të njoftimit kësaj pale të tretë”.

Propozohet të ndryshohet që administrata tatimore njëkohësisht me procedurat e tjera të përcaktuara, mund t’i kërkojë palës së tretë të kryejë pagesën e drejtpërdrejtë të çdo shume, që kjo palë i detyrohet tatimpaguesit, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e dërgimit të njoftimit palës së tretë.

Në rastin kur një tatimpagues ka detyrime tatimore të papaguara, ndaj administratës tatimore dhe ndërkohë ka detyrime kontraktuale të pambledhura nga një palë e tretë, mospagesat e së cilës e kanë bërë tatimpaguesin të jetë në paaftësi paguese, propozohet që ndërsa administrata tatimore fillon tërësinë e procedurave të vjeljes me forcë të borxhit tatimor nga tatimpaguesit, ka të drejtë t’i kërkojë njëkohësisht palës së tretë (e cila i ka borxh tatimpaguesit) që të bëjë pagesën për tatimpaguesin.

Penalitetet

Ndërkohë që ka një njoftim vlerësimi nga administrata tatimore, si dhe një afat të përcaktuar për pagesën e këtij detyrimi, në ligjin e procedurave mungon masa e penalitetit.

Kjo situatë ka përbërë raste që tatimpaguesi të mos paguajë këstet e tatimit mbi fitimin apo tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, ndërkohë që vetë tatimpaguesi është duke gjeneruar fitim.

Ky propozim synon të standardizojë të gjitha bizneset, të cilat nuk i paguajnë në afat këstet e tatimit mbi fitimin ose tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.

Masa e penalitetit propozohet 15%, aq sa edhe tatimi mbi fitimin.

Sipas projektligjit, për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi fitimin do jetë me gjobë prej 500 000 lekësh dhe për tatimpaguesit e tjerë do jetë me gjobë prej 50.000 lekësh.

Për çdo konstatim të përsëritur të mosdeklarimit të punonjësve, pas aplikimit të masës së gjobës, shkelja konsiderohet evazion tatimor.

Në ndryshimin e propozuar është standardizuar masa e gjobës në 500 mijë lekë për çdo punonjës të padeklaruar, pavarësisht se tatimpaguesi është subjekt i TVSH­së dhe tatim­fitimit apo jo.

Kjo për arsye se shkelja tatimore – mosdeklarimi i punonjësit, shfrytëzimi i krahut të punës, duhet të dënohet njësoj./Gazeta Shqiptare/

Next Post

Fotolajm/ Shokuese! Ja çfarë u bëjnë qenve në Tiranë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com