• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Borxhi i bizneseve ndaj shtetit kap shifrën rekord prej 1 miliardë euro

by A R
30/09/2016 18:20
Drejtoria e Tatimeve

Drejtoria e Tatimeve

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Borxhi tatimor i krijuar në vite, që bizneset kanë ndaj shtetit ka kapur shifrën 137 miliardë lekë, ose  1 miliardë euro. Këto janë detyrime të njohura, por të papaguara që bizneset kanë në tatime dhe dogana.

Të dhënat zyrtare tregojnë se 44 miliardë lekë janë borxhe të krijuara deri në 31 dhjetor të vitit 2011, ndërsa nga 1 janari i vitit 2012 e deri në fund të vitit të kaluar detyrimet e papaguara të biznesit ndaj shtetit, janë rritur me 93 miliardë lekë.

Një pjesë e madhe e borxhit tatimor i përket bizneseve tashmë të mbyllura, ose falimentuara, çka e bën atë të pamundur të arkëtohet më në arkën e shtetit. Një pjesë tjetër janë detyrime të disa kompanive të mëdha në vështirësi financiare, veçanërisht në fushën energjetike apo atë të industrisë.

Borxhi i bizneseve ndaj shtetit do të ishte edhe më i madh, por në vitin 2011 qeveria e Partisë Demokratike miratoi një amnisti fiskale, e cila fali 40 miliardë lekë detyrime të biznesit. Së fundmi, Ministria e Financave ka paralajmëruar një nismë të ngjashme, por e cila parashikon një skemë të përshkallëzuar faljeje.

Sipas saj, Qeveria do të falë plotësisht borxhet e krijuara para 1 janarit të vitit 2012 dhe 30 përqind të detyrimit plus kamatëvonesat për borxhet e lindura pas kësaj date raporton tch.

Por ministri i Financave arben ahmetaj ka deklaruar se ai nuk do të sugjerojë asnjë draft në Qeveri pa patur më parë qartësi të plotë me FMN-në, si institucioni me ekspertizën më të mirë në këtë fushë.

Sipas Ahmetaj, vetëm pas rekomandimeve të Fondit, Ministria e Financave do të avancojë më tej projektin për faljen, i cili ka për qëllim t’i jap një shtysë të re ekonomisë duke çliruar bilancet e biznesit nga detyrimet e vjetra për të përmirësuar më tej klimën e biznesit në vend./a.m.

Next Post
Gazetarja seksi “motivon” ekipin e Xhakës: Zhvishem nudo nëse Arsenal del kampion

Gazetarja seksi "motivon" ekipin e Xhakës: Zhvishem nudo nëse Arsenal del kampion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In