• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Borxhi 30 mln USD/ Shteti rimerr në pronësi dy fusha naftëmbajtëse në Cakran e Mollaj

by Java News
27/01/2017 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti shqiptar rimerr në zotërim dy nga vendburimet më të rëndësishme të naftës në vend. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ka autorizuar kompaninë shtetërore Albpetrol që të rimarrë në pronësi shtetërore vendburimet e Gorisht Koculit dhe të Çakran Mollajt.

Ky vendim është marrë për shkak se kompania koncesionare Transatlantic Albania nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale, duke krijuar 30 milionë dollarë borxhe ndaj shtetit.
Vendburimet e naftës Gorisht Koculit dhe Çakran Mollajt u privatizuan në 2007-n, kur qeveria e atëhershme ia kaloi të dyja kompanisë Stream Oil. Kjo e fundit shfrytëzoi naftën dhe, pasi krijoi një borxh 35 milionë dollarë ndaj shtetit, u shit tek kompania Transatlantic.

Pas këtij transaksioni, dy vendburimet, që dikur kanë prodhuar deri në 1.6 milion tonë naftë në vit së bashku, kaluan nëpër një varg manovrash financiare për të shmangur pagesën e borxheve ndaj shtetit. Një zinxhir që duket se tani po merr fund me rishtetëzimin.
Albpetrol njoftoi se pas marrjes në dorëzim do t’i shfrytëzojë vetë të dyja vendburimet dhe fitimin e gjeneruar nga shitja e naftës do ta derdhë në buxhetin e shtetit.

Ky vendim i ministrit Gjiknuri është marrë edhe për arsye se dy vendburimet në fjalë, për efekt të detyrimeve ndaj të tretëve apo mospagesës së faturave të energjisë elektrike, kanë qenë të ndalura prej më se një muaji, duke sjellë përveç humbjeve ekonomike edhe një rrezik potencial për ambientin dhe jetën e njerëzve në afërsi të tyre.

Ky përbën dështimin e parë zyrtar të një koncesioni në sektorin e naftës në Shqipëri, ndërkohë që edhe për marrëveshjet e tjera rezultatet kanë qenë kontroverse.

Edhe pse thuajse e gjithë industria e naftës në vend është në duart e privatëve, e vetmja kompani që paguan tatim fitimi nga shfrytëzimi i saj është Albpetrol, kompania e vetme publike, ndërsa të gjithë koncesionarët privatë deklarohen çdo vit pa fitim, duke qenë se justifikohen me investime gjigande.

Dhe, duke qenë se këto investime fshihen nën tokë, rezultati është ai, që, edhe pse Shqipëria ka fushën më të madhe naftëmbajtëse “on shore” (në tokë) në Evropë që ende është aktive, ajo nuk përfiton nga shfrytëzimi i kësaj pasurie, që ka rritur mirëqenien për shumë popuj të tjerë anembanë botës. Në ditët në vijim pritet të fillojë edhe procedura për marrjen në dorëzim të vendburimit Cakran-Mollaj.

Pjesa kryesore e detyrimit ndaj shtetit është krijuar gjatë viteve 2008-2013. Stream Oil ishte denoncuar më parë nga ish-opozita e majtë si e lidhur me qeverinë e atëhershme të demokratëve, nëpërmjet bashkëjetuesit të deputetes Albana Vokshi të PD, ortak në këtë kompani. Stream Oil u zbulua se kishte abuzuar me 50 mijë tonë naftë, 10 milionë metër kub gaz, si dhe shumë shifra të tjera faturash dhe shërbime të tjera të përfituara nga kjo kompani, të cilat Stream duhet t’i kishte derdhur në Albpetrol, por prej vitesh nuk e kishte bërë.

Sipas përllogaritjeve, vlera totale e dëmit shkonte nga 30 deri në 35 milionë dollarë, para të cilat duhet të kishin përfunduar në arkën publike, por të cilave kompania u është shmangur, në kundërshtim me ligjin.

Procedura për prishjen e marrëveshjes hidrokarbure me shoqërinë TransAtlantik Albania, që e belu licensën nga Stream Oil, ka nisur rreth një vit më parë. Më datë 10.02.2016 i është dërguar shkresë kompanisë duke e informuar që ka shkelur marrëveshjen, duke mos realizuar investimet e kërkuara, si dhe ka krijuar një borxh shumë të madh ndaj shtetit shqiptar. Përmes kësaj shkrese i është kërkuar që të korrigjojë në mënyrë thelbësore shkeljet materiale brenda gjashtë muajve për detyrimet financiare që i ka akumuluar kundrejt Albpetrol sh.a., për vendburimet Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul. Pas përfundimit të afatit 6-mujor të përcaktuar në aktmarrëveshje, kompania nuk kreu korrigjimet përkatëse dhe as nuk u angazhua që të propozojë një plan me afate të përcaktuara për t’i korrigjuar këto shkelje. Për pasojë, Albpetrol sh.a., dërgoi shkresë për mbylljen e marrëveshjes hidrokarbure për të dy vendburimet.

Marrëveshja Hidrokarbure parashikon që prishja të bëhet efektive pas 120 ditëve, afat i cili është përmbushur gjatë muajit janar 2017. Albpetrol ka qenë i gatshëm edhe gjatë periudhës 120 -ditore që ta ndërpresë procedurën e marrjes në dorëzim nëse kontraktori do të kryente veprime konkrete për uljen e borxhit.

Ditën e djeshme, në orën 12:00, grupi i punës për marrjen në dorëzim të vendburimeve filloi procedurën e marrjes në dorëzim të puseve në të dy vendburimet. Të gjithë puset kanë qenë më parë në pronësi të shoqërisë Albpetrol, pasi shoqëria TransAtlantik nuk ka shpuar asnjë pus të ri gjatë 10 viteve të kohëzgjatjes së kësaj kontrate. Gjithashtu, nën mbikëqyrjen dhe bashkëpunimin e doganës së Vlorës u krye vulosja e depove (magazina fiskale). Në vendburim u gjet një sasi e vogël nafte bruto, e cila do të kalojë në pronësi të Albpetrol për efekt të uljes së vlerës së detyrimit.

Procesi parashikohet të zgjasë disa ditë dhe në përfundim të tij do të rivendosen menjëherë në punë Vendburimet dhe do të fillojë prodhimi i naftës. Albpetrol do t’i ofrojë të gjithë punonjësve, shumica e të cilëve kanë qenë edhe më parë punonjës të Albpetrol, kontrata 1-vjeçare punësimi.

ma.me
Next Post
Trump dhe torollakët e politikës shqiptare

Kosova as nuk ndahet dhe as nuk bashkohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In