• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Borxhet nga kreditë, qytetarët e Tiranës të parët, ja renditja e rretheve të tjera

by A R
08/05/2018 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Tiranës nuk ngurrojnë për të marrë një hua, si për të blerë një shtëpi, apo edhe për qëllime konsumatore, si makina, riparim shtëpie, blerje elektroshtëpiakesh, apo edhe telefonash celularë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për stokun e kredisë për individë sipas rretheve, të përpunuara nga Monitor për numër banorësh, tregojnë se huaja për banor në kryeqytet është 884 euro, gati tre herë më e lartë sesa qyteti i dytë që vjen më pas në listë, Durrësi.

Në total, në Tiranë individët kanë për të kthyer në banka 101 miliardë lekë hua, ose rreth 780 milionë euro, sipas të dhënave që i referohen tremujorit të parë të vitit 2018. Rreth 70% të kësaj shume e zë huaja për blerje banesash (624 euro për frymë), që shënon një rritje të qëndrueshme vit pas viti.

Kryeqyteti shqiptar po zhvillohet me shpejtësi dhe tregu i banesave është gjallëruar vitet e fundit, duke u reflektuar dhe në shtimin e borxheve që qytetarët kanë marrë për të pasur një shtëpi të vetën. Ai mirëpret dhe një numër të lartë banorësh që vijnë nga rrethet e tjera. Tiransit nuk kursehen as për huanë konsumatore, e cila arrin në 214 euro për banorë dhe është sa dyfishi i qytetit të dytë që vjen pas në renditje, që është sërish Durrësi. Në vend të dytë, durrsakët kanë 338 euro kredi për banor, 60% e të cilës ka shkuar për blerje banese.

kredia_individe

Të tretën janë vlonjatët me 244 euro për frymë, ku sërish 60% e kësaj shume ka shkuar për të blerë një apartament. Më pas vijnë shkodranët me 221 euro për frymë, 57% e të cilës është për blerje banese. Pas tyre vijnë banorët e Lezhës, Fierit dhe Elbasanit, me përkatësisht 183, 152 dhe 152 euro për frymë. Të njohur si nikoqirë, korçarët nuk zhgënjejnë as në këtë rast. Ata janë më dorështrënguarit për të marrë një kredi, duke pasur nivelin më të ulët të huadhëniës për individë për frymë, prej 142 eurosh, që është 6 herë më e ulët sesa e banorëve të kryeqytetit.

kredia1

Ndërsa qyteti, banorët e të cilët marrin më shumë kredi konsumatore është Elbasani, me 42% të totalit të huasë që shkon për blerje makinash, apo qëllime të tjera përveç shtëpisë.
Në total, në fund të tremujorit të parë 2018, stoku i kredive që individët kishin marrë në banka ishte 170 miliardë lekë, ose rreth 1.3 miliardë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Me baza vjetore, stoku i huasë për individë është rritur me 5.2%, ku efektin më të madh e ka dhënë Tirana./Monitor/a.m.

Next Post
James Rodriguez: Dua të qëndroj tek Bayerni

James Rodriguez: Dua të qëndroj tek Bayerni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni 2024, Ministria e Turizmit: Kemi një rritje me 35% të netqëndrimeve të turistëve të huaj

Përafrimi me BE-në/ Qeveria prezanton ligjin e ri për turizmin, regjistrim i detyrueshëm i qirave afatshkurtra dhe krijim i zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit

October 29, 2026
Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

October 29, 2026
Doganat në operacion, zbulohet magazina e kafesë ku bëhej evazion fiskal në Durrës, subjekti gjobitet me rreth 18 milionë lekë!

Doganat në operacion, zbulohet magazina e kafesë ku bëhej evazion fiskal në Durrës, subjekti gjobitet me rreth 18 milionë lekë!

October 29, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Transferimi i Veliajt në Fier dhe pikëpyetjet që mbeten

October 29, 2026
“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

October 29, 2026
Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

October 29, 2026
“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

October 29, 2026
Bisedimet për paqen, Zelenskyy njofton vizitën e ekipit negociator në SHBA -

Sulmi me dron në Dnipro ndaj civilëve, Zelensky kërkon sanksione më të rrepta ndaj Rusisë!

October 29, 2026
Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

October 29, 2026
Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In