• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Borxhet ndaj bankave, sekuestrohen pronat e televizionit të mbyllur AS

by A R
26/07/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmbaruesit kanë sekuestruar për llogari të Bankës Veneto aktivet e ish televizionit Alsat (Albanian Screen) dhe të kompanisë së tregtimit me pakicë të karburanteve Kuarta, si rrjedhojë e një kredie të pashlyer të Kuarta, për të cilën ishin vënë në hipotekë pasuritë e paluajtshme të Alsat.

Sipas urdhërit të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqëria përmbaruese TDR group ka kërkuar në fillim të korrikut sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të kompanisë Kuarta, transmeton Monitor.

Sekuestrimi ka ardhur me kërkesë të Veneto banka, në lidhje me titullin ekzekutiv të një kontrate kredie të qershorit 2014. Përmbaruesi ka vendosur sekuestron konservative për një pronë në Fshatin Rinia të Durrësit.

Kuarta (tregtuesi me pakicë i IT Oil-Ish Taçi Oil) ka qenë një nga kompanitë më të mëdha të tregtimit me pakicë të karburanteve në vend. Në qershor 2016 kompania ka kaluar me status të pezulluar. Ndërsa në korrik mbi të kanë vërshuar një sërë urdhërash për sekuestro konservative.

Po në fillim të korrikut, TDR Group ka urdhëruar vendosjen e sekuestros konservative dhe të hipotekuesit shoqërisë Alsat, po për të njëjtën kredi të marrë pranë Veneto bank. Si rrjedhojë është vendosur të vihen në sekuestro dy prona që ndodhen në rrugën Siri Kodra, aty i ka pasur ambientet televizioni Albanian Screen (ish Alsat), që u mbyll rreth dy vjet më parë.

Ndonëse televizioni është mbyllur, kompania Alsat rezulton ende me status aktiv në QKB. Lista e urdhërave të sekuestros mbi Alsat është shumë e gjatë, ku një pjesë të konsiderueshmë e zënë individët (kryesisht ish punonjës), që kërkojnë sigurimet dhe pagat e prapambetura, pasi e kanë fituar këtë të drejtë në gjykatë. Një prej të paditurave psh, kërkon kthimin e detyrimit prej rreth 372 mijë lekësh, apo rreth 2600 euro.

Albanian Screen (ish Alsat) u mbyll në qershor 2015. Sipas të dhënave të bilancit të vitit 2013, realizoi një qarkullim vjetor prej 323 milionë lekësh në vitin 2013 (rreth 2.3 milionë euro), me një rënie prej 33% në raport me një vit më parë. Sipas xhiros, Albanian Screen ishte në atë kohë televizioni i katërt më i madh në vend, pas Top Channel, Klan dhe Vizion Plus. Për periudhën 2012-2013, televizioni rezultoi me një humbje prej rreth 30 milionë lekësh, përkatësisht për secilin vit./a.m.

Next Post

Shkarkohet kancelari i Universitetit të Korçës, u kap me shkelje në tendera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In