• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Borxhet e Shqipërisë për gjyqet e arbitrazhit rriten në 156 milionë euro

by Java News
27/09/2022 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taksapaguesit shqiptarë pritet të paguajnë së paku 156 milionë euro si pasojë e vendimeve të gjykatave të arbitrazhit për shkeljet kontraktuale të qeverisë shqiptare ndaj kompanive të huaja, bëhet e ditur nga një raport i Ministrisë së Financave për vitin 2021. Vlerësimi i fundit është ndjeshëm më i lartë se sa ai i vitit 2020, në të cilin, dëmet llogariteshin në 109 milionë euro. Rritja është si pasojë e humbjes së gjyqeve të reja, ndërkohë që numri i pretenduesve është shtuar.

Shumica dërrmuese e humbjeve lidhen me dy procese të vetme gjyqësore, ai i biznesmenit italian, Francesco Becchetti si dhe procesi gjyqësor për kontratën e sipërmarrjes për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan nga konsorciumi Copri dhe Actor. Becchetti, i cili kishte një sërë kontratash koncesionare kontroverse, përfshirë një për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç si dhe një kontratë për trajtimin e mbetjeve me qeverinë socialiste të ish-kryeministrit Fatos Nano, arriti të fitojë një gjyq me masë kompensimi 108 milinë euro. Konsorciumi Copri Actor fitoi një gjyq në masën 38 milionë euro.

TIA sh.p.k., kompania koncesionare e aeroportit të Tiranës, e cila fitoi në mënyrë kontroverse pa garë nga qeveria e Edi Ramës zgjatje të afatit të koncesionit, ka hedhur në gjyq qeverinë shqiptare për shkaqe të panjohura.

Gjykatat e Arbitrazhit janë krijuar dekada më parë me qëllim mbrojtjen e investitorëve nga veprimet arbitrare të qeverive të vendeve ku gjykatat vendëse kanë reputacion të keq. Por këto gjykata janë gjithashtu të njohura për ruajtjen e sekretit, gjë që e bën thuajse të pamundur për taksapaguesit që paguajnë në instancë finale faturën, të mësojnë se çfarë kanë bërë qeveritë e tyre që janë dënuar dhe për çfarë arsyesh konkrete kompanitë private i kanë përfituar këto para.

Shqipëria është përballur në shumë raste në gjykata arbitrazhi ku në disa raste ka fituar dhe në disa raste të tjera ka humbur. Por edhe në rastet kur ka fituar, kjo nuk ka ardhur pa kosto. Raporti i Ministrisë së Financave tregon se si, ndërsa fatura e Becchetit është 108 milionë euro, Shqipëria duhet të paguajë edhe afro 3 milionë euro të tjera kosto të procesit gjyqësor dhe kosto të avokatëve që kanë përfaqësuar shtetin. Qeveria e kryeministrit Edi Rama u përpoq pa sukses që ta anulojë vendimin e dhënë duke nisur një procedurë shtesë; vetë procedura shtesë ka kushtuar gati gjysmë milioni euro për studio avokatore.

Megjithëse vendimet janë përfundimtare, qeveria shqiptare nuk i ka paguar këto detyrime deri në datën e raportit, pra deri në vitin 2021.

Në një rast në të shkuarën, kur qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha u tërhoq nga një marrëveshje e negociuar nga qeveria paraardhëse me kompaninë amerikane General Electric, kjo e fundit fitoi 25 milionë dollarë në arbitrazh dhe i arkëtoi paratë duke sekuestruar të ardhurat e Shqipërisë nga Eurokontrolli, rrjeti evropian i monitorimit të trafikut ajror, nga ku Shqipëria ka të ardhura për shërbimin e menaxhimit të trafikut të mbikalimeve ajrore mbi territorin e vendit./BIRN

 

Next Post
Berisha u shpall “non grata” nga Londra, Alibeaj takohet me ambasadorin britanik: Për çfarë biseduam

Berisha u shpall “non grata” nga Londra, Alibeaj takohet me ambasadorin britanik: Për çfarë biseduam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In