• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Borxhet e biznesit në Doganën e Durrësit kapin vlerën e 1.4 mln lekëve

by Java News
05/07/2016 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një inspektimi në Doganën e Durrësit vërejti se, borxhi doganor ka arritur në 1,4 mld lekë, i cili zotërohet nga 438 subjekte. Për më tepër KLSH vëren se administrata e doganës së Durrësit nuk ka marrë asnjë masë për rikuperimin e kësaj shume, pasi për subjekt debitor nuk është zbatuar masa e sekuestrimit për të mbuluar detyrimet.

Sipas KLSH ky veprim bie në kundërshtim me kërkesat e Kodit Doganor “Për zbatimin praktik të procedurës së evidentimit, kontabilizimit dhe vjeljes së borxhit doganor dhe akcizës”.

KLSH kërkon Autoriteti doganor kompetent, Dega e Doganës Durrës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, të marrin masat konkrete në përputhje me legjislacionin në fuqi, si me obligimet reciproke të përcaktuara në marrëveshjen e përbashkët të nënshkruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të bërë të mundur rikuperimin e borxhit doganor.

Nga auditimi rezulton se të ardhurat doganore në total nuk janë realizuar në vlerë 2,099,726 mijë lekë ose 4 % më pak se sa programimi i vitit 2015. Peshën kryesore në të ardhurat e degës doganore, si në programim ashtu dhe realizim e zënë të ardhurat nga TVSh, e cila është realizuar në masën 96,5 %.

KLSH referon se, reealizimi i të ardhurave doganore në masën 96 %, tregon për një punë të pamjaftueshme të autoritetit doganor veçanërisht në drejtim të realizimit të zërave kryesor të të ardhurave kryesisht të ardhurave nga TVSH dhe nga akciza të cilat për periudhën në auditim janë realizuar në masën 96, 5 % dhe 94,5%.

Nga auditimi i ushtruar në Sektorin e Regjimeve dhe të Akcizës lidhur me zbatimin e legjislacionit dhe procedurave doganor gjatë administrimit të Regjimit të Përpunimit Aktiv, për vitin 2015, KLSH  konstatoi se, ky sektor nuk ka administruar një program kontrolli, në përputhje me analizën vjetore të riskut të miratuar nga autoriteti doganor kompetent, për ushtrimin e kontrolleve dhe kryerjen e inventarëve vjetore me grupe pune të posaçme në ambientet e subjekteve që operojnë në këtë regjim.

Numri i kontrolleve të realizuara gjatë vitit 2015 ka qenë shumë i ulët në raport me numrin e madh të subjekteve që operojnë me këto regjime, pasi konstatohet një mungesë e theksuar e burimeve njerëzore të punësuar në Sektorin e Regjimeve dhe të Akcizës, por edhe për arsye të shtrirjes territoriale, veprim ky që bie ndesh me kërkesat Kodit Doganor./ Monitor/ a.k

Next Post

Nën hetim për vjedhjen në Rinas edhe institucionet shtetërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In