• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Boronicat e arta” hetim nga SPAK/ Shkëlzen Berisha realizoi transaksionin disa milionë euro pranë Gërdecit

by A R
07/05/2021 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka ende në proces hetimi dosjen e ‘boronicave të arta’ në fabrikën e ngritur pranë Gërdecit.

Hetimi nisi pas publikimit të faktit se djali ish-kryeministrit Sali Berisha në dhjetor të vitit 2018 kishte firmosur një kontratë blerje prej 1.8 milionë euro për disa prona, truall, tokë dhe ndërtesa në Marqinet një zonë mes Vorës dhe Gërdecit. Ndërkohë këto prona ishin të rënduar me barrë hipotekore ndaj bankave me një vlerë prej 5,4 milionë euro.

Kontrata e siguruar një vit më parë nga Top Channel ishte një marrëveshje ligjore e firmosur nga Shkëlzen Berisha si aksioner i vetëm i shoqërisë Logal shpk.

Ajo është realizuar me 19 dhjetor të vitit 2018 dhe synon kalimin e e tokave dhe ndërtesave në zonën e Marqinetit pranë Gërdecit dhe Vorës të cilat ishin në pronësi të dy kompanive dhe një personi. Këta të fundit për këto prona kanë marrë disa kredi disa milionë euro dhe në fund barra mbi to ka shkuar në 5.4 milionë euro. Për këtë arsye pronat janë të bllokuara për një bankë të njohur në Shqipëri. Ndërkohë që blerësi i ri, djali i ish-kryeministrit Berisha angazhohej që të paguante 1.8 milionë euro brenda dy muajve nga nënshkrimi i kontratës.

“Palët bien dakord që menjëherë sapo çmimi i shitblerjes 1.8 mln euro do të depozitohet në total në llogarinë bankare one stop shop të noterit dhe vetëm pas kalimit të pronësisë të palës blerëse, noteri autorizohet nga palët që në mënyrë të menjëhershme të transmetojë këtë shumë në llogarinë e bankës e cila ka për qëllim likujdimin e kësteve të kredisë”.

Shkëlzen Berisha për këtë blerje pronash e ka bërë nëpërmjet kompanisë logal shpk. Dokumentat për këtë kompani janë publike dhe në kopjen e web të saj thuhet se është krijuar në dhjetor të vitit 2015 dhe zotërohen 100 përqind nga djali i ish kryeministrit. Prona për të cilën është nënshkruar kjo kontratë shitblerje përbëhet nga mbi 6 mijë metra katrorë tokë arë, në fshatin pranë Gërdecit, rreth 14 mijë metra katrore truall si dhe dy ndërtesa me sipërfaqe 2400 metra dhe 180 metra katrore. Aktualisht ajo është një fabrikë për përpunimin ambalazhimin dhe magazinimin e boronicës.

Hetimi nga SPAK nisi pa emër ndërsa janë marrë në verifikim të gjitha procedurat bankare e ligjore të kësaj prone dhe vlerave disa milionë euro.

Top Channel

Next Post
Heroi i vërtetë dhe heroi politik

Heroi i vërtetë dhe heroi politik

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Edhe ky hetim ka shume mundesi te dalin pa rrezultat,si shume e shume hetime te tjera,mendoj ska spak e ase kalu spakut qe munde te neshkojne djalin e plakut.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In