Shefi i BE-së Josep Borell ka ritheksuar se Bashkimi Europian do të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë.
I pyetur nëse do t’i vendoset embargo naftës ruse, ai tha se sanksionet kundër Rusisë janë gjithmonë një opsion në tavolinë.
“Sanksionet janë gjithmonë në tavolinë. Ministrat do të diskutojnë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm”, ka thënë ai.
Borell tashmë ka mbërritur në Luksemburg ku edhe do të zhvillojë një takim me ministrat e Jashtëm të BE-së, në fokus pritet të jenë edhe pasojat e luftës ruse në Ukrainë.
/b.h