• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Borë, Shën Valentin dhe zgjedhje

by Alfred Peza
14/02/2021 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Vetëm kjo tokë mund ta bënte bashkë, brenda 24 orëve, trininë e shenjtë të jetës së shqiptarëve: “Purgatorin” e ftohtësisë, “parajsën” e dashurisë dhe “ferrin” e politikës. Është ndër ato kombinacione të rralla, që fati e desh të bëheshin një, vetëm në 14 shkurtin e 2021. E nëse do ishe artist mund të krijoje me anë të kësaj fabule, një kryevepër që të simbolizonte identitetin e një kombi, që gjallon historikisht përmes tyre!

Ftohtësia e bardhësisë

Dëbora këtë radhë nuk zbardhi vetëm malet ë…, apo “dhe fushat tatëpjetë”, por pothuajse çdo fshat dhe qytet të shqiptarisë në Ballkan. E mbi të gjitha Tiranën, kryeqytetin e saj. Kishte shumë e shumë dekada madje, ndoshta nga fillimi i viteve ’80, që nuk mbahej mend të kishte rënë një borë e tillë në qytet. Ndaj edhe njerëzit iu gëzuan hareshëm bardhësisë së pamtë, që si rrallëherë, pushtoi çdo gjë që të “hante” syri.

Por jetojmë në një vend ku gjithkush duket sikur ekziston, për ti ngrirë buzeqeshjen në buzë, kujto që i gëzohet pafajësisht qoftë edhe ftohtësisë së bardhësisë. Në vend të një tabloje opotimiste, të gëzuar, të qashtër, të dlirë, të pastër, të bardhë, të pafajshme që sjell lumturinë qoftë edhe të përkohëshme për çdokënd që i falet dhuratës bujrare të nënës natyre, shqiptarëve iu vunë përballë dy tablo.

Një tablo reale që shihej nga syri i gjithkujt dhe një tablo virtuale, që nisi të imponohet nga kompleksi i sorrave dhe kori i kukuvajkave. Një tablo që gjithkush e prekte, e shijonte duke u munduar që ta gëzojë përkohësisht dhe ta fiksonte përjetësisht. Dhe një tablo tjetër e rrjeteve sociale, e kundërt me gëzimin e bardhësisë. E gjitha e vizatuar me ngjyrë të zezë. E përbaltur. E përgjakur. E kobshme. Ndjellakeqe!

Shën Valentin dhe mimoza

Nëpër botë festa e të dashuruarve ka simbolika të ndryshme nga më të shumëllojshmet. Që nisin nga zemrat e kuqe, e deri tek trëndafilat ngjyrë gjaku. Kuptohet, se lulet vetëm në Shqipëri kanë ngjyrën e flamurit të partisë, ndaj Sali Berisha do të postonte sot një trëndafil blu, për Shën Valentin. Në disa vende simboli është çokollata dhe gjetkë, zemrat e kuqe apo me shigjetë! Sikundër fantazia e kreativiteti e bën unike simbolin, në këtë epokë moderne, për gjithkënd.

Në Shqipëri prej disa vitesh, çuditërisht, simboli u bënë lule mimozat. Ska asgjë në fakt për tu çuditur në një vend që e mësoi se çfarë ishte Shën Valentini, vetëm pasi doli nga epoka ateiste, kur u rihapën kufijtë e lëvizjes së lirë nëpër botë. Por, ajo që e bën interesante këtë simbolikë shqiptare, lidhet me faktin se e verdha mbahet si simboli i xhelozisë dhe jo i dashurisë. Por me sa duket antisimbolet, kanë qenë gjithmonë në modë, për një popull që ka nisur ta ndjekë tani vonë atë!

Për shkak të dëborës, u shtuan aq shumë fotot dhe videot në rrjetin e gjerë global me origjinë nga Shqipëria, sa më siguri duhet të jetë thyer ndonjë rekord. Por ajo që na mungoi për shkak të dëborës, ishin ato skenat interesante të shëtitjes së çifteve me tufa mimozash në duart e vajzave, që zbrisnin me “ashikët” e tyre larg syve të provincës në kryeqytet! I ftohti i bardhë, na i thau mimozat. Pandemia, frymën idilike të ditës së të dashuruarve!

Votimet e 14 shkurtit

Kjo e dielë nuk do të ishte unikale në llojin e vet shqiptar, nëse nuk do të shoqërohej, edhe me zgjedhje. Me votime. Me kulminacionin e procesit politik të partive, sistemit pluralist dhe qytetarëve. Kosova sot voton për të ardhmen e saj, me shpresën për tu shkëputur nga tranzicioni, drejt një shteti të njohur, të gjithëpranuar dhe europian të demokracisë funksionale.

Sondazhet, mediat, opinioni dhe pritshmëria janë në anën e fitores së “Vetëvendosjes” së Albin Kurtit dhe aleancës së tij me Vjosa Osmanin. Shumica e konsiderojnë këtë si një fitore të së resë, kundër të “vjetrës” së politikanëve të kohës së ish Jugosllavisë dhe komandatëve të luftës së UÇK më 1999, që kanë dominuar për 22 vjet me radhë skenën e madhe në Prishtinë. Por edhe si një sinjal, se diçka ka nisur të lëvizë, në hapësirën shqiptare në Ballkanë.

Bora, Shën Valentini dhe zgjedhjet, rrallëherë ishin bërë bashkë më parë, në ndonjë cep të globit. E kur rasti e sjell që trinitria e shenjtë e jetës, të bashkohen në një të dielë si kjo në hapësirën shqiptare, është ndoshta një shenjë se Zotat jo vetëm nuk na kanë harruar por na kanë edhe me sy të mirë!

Next Post
U ankua për trafikun, Balluku – Bushatit: Fole me urrejtje sesi njerëzit mund të bëhen vrasës

U ankua për trafikun, Balluku - Bushatit: Fole me urrejtje sesi njerëzit mund të bëhen vrasës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In