• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Borë dhe ngrica, ARRSH: Ja situata në akset rrugore, ku nevojiten zinxhirë!

by Java News
11/01/2019 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Temperaturat e ulëta dhe moti me reshje dëbore ka penalizuar shumë banorë të qarqeve të vendit nga veri në jug. Aty ku raportohen probleme më shumë janë  pjesët dhe akset që lidhin qytete, por edhe rrugët dytësore mes zonave të thella të vendit.

Për këtë edhe Autoriteti  Rrugor Shqiptar ka dhënë një panoramë të përgjithshme mbi gjendjen e rrugëve, ndërsa apelon që të ndiqen të gjithë udhëzimet e patrullave rrugore dhe mjetet  të përdorin zinxhirë në qarkullim.

Ndërsa në disa zona të vendit, kryesisht në veri dhe veriliindje trashësia e dëborës ka arritur mbi 1 metër.

“Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjate natës ka pasur reshje shiu. Situata në akset e këtij Qarku është përmirësuar ndjeshëm. Qarkullimi kryhet normalisht. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhir, vetëm në segmentin Erind–Çajup, qarkullohet pjesërisht me zinxhir. Në Qarkun e Korçës, ka pasur reshje të dobëta bore. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për përmirësimin e gjendjes në akse.

Në aksin Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Kapshticë, është punuar gjatë orëve të para të mëngjesit për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhir. Në aksin Boboshticë-Dardhë, nga km 5-14, qarkullohet me zinxhir.

Në rrugën Ersekë-Leskovik, në zonën e Gërmenjit, qarkullohet me zinxhir. Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë gjithë natës dhe deri tani ka reshje shiu dhe ne akset e Dajtit ka rreshje bore. Po vazhdon puna per pastrimin dhe hedhjen e kripës nga kontraktori. Segmentet Qafë Priskë – Qafë Mollë-Shëngjergj qarkullohet me zinxhir. Në Trau Dajt-Teleferik është punuar për pastrim dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi bëhet me zinxhir.

Akset e Dajtit, qarkullohen të gjithë me zinxhir. Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje me intensitet të lartë. Në aksin Nyjë Fushë Dukagjin-Lidhja me Rrugën e Kombit, Hyrje Kukës-Krumë-Qafë Prush, Plepa-Kam, ka pasur reshje bore. Trashësia e borës shkon 60 cm. Vazhdon puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi pjesërisht me zinxhir.

Në segmentin Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, dhe K/Domaj-Draj Reç. Në punë janë 4 borëpastruese dhe 2 fadroma. Qarkullimi kryhet me zinxhir. Në aksin Kukës-Bushtricë, njoftohemi për situata të rënduar nga reshjet. Trashësia e borës ka shkuar 1 m. Tani sapo është bërë e mundur hapja e rrugës dhe mjetet po kalojnë.

Aksi Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, Kukës-Krumë-Qafë Prush dhe Plepa-Kam qarkullohet me zinxhir. Në aksin Skuraj-Burrel-Klos-Peshkopi, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Rruga është e kalueshme me zinxhir. Në rrugën Ura e Cerenecit-Steblevë trashësia e borës shkon 100 cm. Po punohet me 2 mjete borëpastruese. Qarkullimi me zinxhir.

Në rrugët Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi, Ura e Matit – Lis, K/Ulëz-Ulëz, Peshkopi-Qafë Draje dhe Peshkopi – Ushtelenxe ka pasur reshje me intensitet gjatë natës. Trashësia e borës shkon 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi rekomandohet me zinxhir.

Peshkopi-Maqellare dhe Maqellare-Dogana Bllatë qarkullohen me zinxhir. Po vazhdon pastrimi i segmentit Bulqizë-Shupenze nga kontraktori. Qarkullimi me zinxhir. Në rrugët Dedaj-Razëm, Koplik-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Pukë-Fushe Arrëz-Fushë Dukagjin. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktori gjatë gjithë natës. Ne këto rrugë duhet të përdoren zinxhirët. Në akset e Tropojës Bajram Curri-Valbonë, Ura e Bujanit-Qafë Morinë, Sopot-Kernaje, Mejdan-Tropojë-Bucaj, ka pasur reshje bore me intensitet, dhe vazhdojnë edhe tani. Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir.

Në rrugën Fierë-B. Curri-Kam, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir. Në Qafë Laç-Koman ka pasur rreth 50 cm bore, qarkullohet me zinxhir. Në akset Shkodër-Hani i Hotit dhe Hani i Hotit-Tamarë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir dhe me kujdes.”, njofton ARRSH-ja.

a.cupaj

Next Post
Humb jetën në punë punonjësi i OSHEE

Humb jetën në punë punonjësi i OSHEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In