• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Bordeli i Evropës”/ Çfarë do ndodhë me shtëpitë publike në Gjermani pas mbylljes nga koronavirusi

by Java News
20/05/2020 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të krizës së Coronës në Gjermani aktualisht është ndaluar prostitucioni dhe janë mbyllur përkohësisht bordelet. Disa deputetë mendojnë se do të jetë mirë nëse këta do të qëndrojnë mbyllur përgjithmonë.

Gjermania ka një nga ligjet më liberale të prostitucionit dhe konsiderohet “bordeli i Evropës”. Por për shkak të epidemisë së Coronës shtëpitë publike janë mbyllur, sepse në to është e pamundur ruajtja e distancës fizike dhe sociale. Duke shfrytëzuar mbylljen e përkohëshme të shtëpive publike një grup deputetësh të Bundestagut gjerman u kanë dërguar një letër kryeministrave të landeve gjermane, me anë të cilës kërkojnë që masat për mbylljen e bordeleve nuk duhet të liberalizohen, sepse ato përbëjnë vatra infeksioni.

“Është mëse evidente që prostitucioni mund të shërbejë si një super-inkubator për përhapjen e sëmundjeve epidemiologjike, sepse aktet seksuale si rregull nuk janë të pajtueshme me distancimin social,” shkruajnë në letër 16 parlamentarët nga radhët e grupeve partive të partive CDU / CSU dhe SPD. Ata theksojnë po ashtu se edhe përndjekja e zinxhirëve të infeksionit do të jetë e vështirë, sepse shumica e njerëzve e mbajnë të fshehtë që frenkuentojnë bordelet.

Zwangsprostitution - Prostituierte im Bordell (picture-alliance/dpa/P. Seeger)

Gratë që punojnë në to u nënshtrohen kushteve të rënda dhe armiqësore

Përveç problemeve epidemiologjike të lidhura me shtëpitë publike, parlamentarët theksojnë se gratë që punojnë në to u nënshtrohen kushteve të rënda dhe armiqësore dhe prandaj rihapja e bordeleve nuk është në favor të punonjëseve të seksit. Më mirë është që ato të dërgohen në kurse kualifikimi për profesione të tjera dhe t’u jepen ndihma për zhvillim profesional në industri të tjera. “Gratë kanë nevojë për kurse gjuhe, strehim, sigurim shëndetësor, punë dhe terapi për traumat,” theksojnë deputetët.

Edhe pse ligji ne Gjermani kërkon pajisjen me certifikatë për ushtrim profesioni si prostitutë, aktualisht në Gjermani të regjistruara zyrtarisht janë rreth 33,000 punonjëse seksi. Ndërkohë që shoqatat dhe organizatat e ndihmave llogarisin që në Gjermani ofrojnë shërbimet e tyre nga 200,000 deri në 1 milion prostituta, shumica e tyre nga Evropa Lindore. /DW

g.kosovari

Next Post
Policia operacion antidrogë në disa qytete/ Shoqërohen 30 persona nga Tirana, Shkodra e Kukësi

Policia operacion antidrogë në disa qytete/ Shoqërohen 30 persona nga Tirana, Shkodra e Kukësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In