• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Borchardt: Zhgënjim me elitën politike besimi tek ‘ndërkombëtarët’?!

by Java News
06/12/2017 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Borchardt, në konferencën për rolin e ndërkombëtarëve në Shqipëri, është treguar i drejtëpërdrejtë dhe jo pak fshikullues si sa i përket politikës në përtgjithësi, por edhe ndaj medias. Sipas tij, elektorati i dëgjon gjithnjë e më pak politikanët, ndërsa media është bërë “Luegenpresse”, sikurse quhet në Gjermani, shtypi i gënjeshtrës. “Shumë anketime – dhe besoj se edhe rezultatet zgjedhore të populistëve në shumë pjesë të Evropës – tregojnë se, në shumë pjesë të Evropës, “besimi” tek arbitrat kombëtarë ka pësuar rënie”, ka theksuar ambasadori. Më tej ai si për të ilustruar rënien e besimit tek politikat qeverisëse dhe ndikimin e ndërkombëtarëve ka sjell si shembull faktin se para pak muajsh, disa qytetarë shqiptarë bënë një demonstratë për të shprehur indinjatën në lidhje me vendimin për prishjen e shtëpive të tyre që të ndërtohej një rrugë e re.

“Një demonstratë e tillë është e drejtë civile që ushtrohet nga qytetarët anembanë botës. Por, kjo demonstratë nuk u zhvillua përpara zyrës së Bashkisë apo Kryeministrisë; ajo u organizua përballë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo është e pazakontë. Madje, hedh dritë mbi temën e konferencës së sotme “Roli i ndërkombëtarëve gjatë tranzicionit në Shqipëri”, një rol që duket të jetë i veçantë këtu në Shqipëri, një rol i cili është hulumtuar pak prej akademikëve vendas dhe të huaj”, ka theksuar Borchardt.

Ambasadori i OSBE ka sjellë në vëmendje se kjo konferencë kujton 20 vitet e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, si pjesë e kontributit ndërkombëtar në tranzicionin shqiptar: 20 vite gjatë të cilave ka ndodhur një zhvillim rrënjësor.

“Vetëm 20 vjet më parë, Franz Vranitzky dhe Prezenca e OSBE-së erdhën këtu për të mbështetur rindërtimin e Shqipërisë. Sot, jemi shumë larg nivelit të atyre ditëve. Shqipëria ka ecur shumë përpara, por mbeten ende sfida të mëdha. Njëkohësisht, ky vend na kujton ditë me rëndësi të jashtëzakonshme në historinë e vonë të Shqipërisë. Pikërisht këtu u organizua dhe filloi greva e urisë e studentëve. Ishte këtu ku nisi revolta kundër regjimit komunist. Për këtë arsye ky vend quhet salla “Liria”. Në vitin 2012, një studiues gjermano-bullgar publikoi një punim me titullin e konferencës sonë. Nëntitulli ishte: “Urë mbi ujërat e trazuara?”, besoj një aluzion për ujërat e trazuara të politikës shqiptare. Punimi përqendrohej tek efektiviteti dhe efikasiteti i “faktorit ndërkombëtar” në Shqipëri, por edhe e përshkruante rolin e këtij faktori si jopërpjesëtimor. Aty rekomandohej që aktorët ndërkombëtarë të mos shërbejnë si arbitra të rivaliteteve të politikës shqiptare. Ata duhet të dërgojnë mesazhe të qarta se demokracia e qëndrueshme bazohet te besimi në arbritrat shqiptarë dhe jo në arbitrazhin ndërkombëtar. Edhe 6 vite pas publikimit të këtij punimi, këto rekomandime duket se janë ende të vlefshme dhe të pabëra realitet”, ka theksuar ambasadori.

Ai ka theksuar se bjerrja e besimit tek institucionet, anketimet ua faturojnë mangësive në komunikimin ndërmjet institucioneve dhe zgjedhësve, si edhe perceptimit se elitat janë të pandershme. Sipas tij, elitat pretendojnë se ka përmirësim, se ka përparim në horizont, por njerëzve ndryshe u duket situata, pasi ata ndiejnë se frikat dhe ankthet e tyre nuk merren parasysh.

“Në sytë e shumë njerëzve, elitave u mungon vullneti dhe/ose aftësia për një dialog real dhe të qenësishëm me popullin që përfaqësojnë. Mos është Shqipëria një rast paska ekstrem i kësaj situate? Cilat janë specifikat e Shqipërisë? Sikurse thashë, studimet kanë qenë të pakta. A kishte të drejtë gazetari i mirënjohur Mustafa Nano kur shkruante vetëm disa ditë më parë se shqiptarët ose po e lënë vendin, ose presin që këtu ta bëjnë ndryshimin të huajt, ambasadorët? Apo, a është veprimtaria intensive diplomatike thjesht rezultat i viteve ’90 dhe fazave të tjera të shekullit të kaluar ku Ballkani prodhoi mungesë stabiliteti? Këto janë pyetje të hapura. Për të filluar shqyrtimin e këtij fenomeni, ne kemi ftuar sot dëshmitarë të kohës, vendas dhe ndërkombëtarë, me profil të lartë, të cilët kanë luajtur rol gjatë fazave specifike të tranzicionit në Shqipëri. Me shumë kureshtje pres të mësoj se si e gjykojnë ata tani “rolin e ndërkombëtarëve”: që nga mësymja e ambasadave në vitin 1990, në ditë e para të demokracisë, duke vazhduar me trazirat e ’97-s, apo te deklarata e Selanikut e BE-së në vitin 2003, e më tej. Gjithashtu, kemi ftuar akademikë shqiptarë e të huaj që të paraqesin analizën e tyre në lidhje me këtë rol në fusha specifike të tranzicionit në Shqipëri”, ka nënvizuar ai.

Borchardt ka renditur edhe tri qëllimet e konferencës:

– – Së pari, shpresojmë të nxisim studiuesit shqiptarë dhe të tjerë që të analizojnë më thellësisht rolin e ndërkombëtarëve këtu. Diplomatët në Shqipëri e krijojnë këtë rol kaq të dukshëm rastësisht, apo thjesht sepse munden? Apo shtyhen prej aktorëve vendas që të marrin këtë rol? A ekziston një ndërlidhje mes besimit tek elitat shqiptare dhe qasjes së aktorëve ndërkombëtarë? Mund të ngrihen edhe supozime të tjera.

– – Së dyti, duam që në këtë debat të sjellim jo vetëm kontributin e akademikëve, por edhe të dëshmitarëve të kohës.

– – Së treti, bazuar në këto kontribute, duam të frymëzojmë edhe një debat politik: a duhet shqiptarët të demonstrojnë para Ambasadës së SHBA-së që zëri i tyre të dëgjohet? Apo, a është mungesa e besimit tek institucionet kombëtare kaq e thellë saqë ndryshimet për mirë priten vetëm nga jashtë Shqipërisë? Ku i ka rrënjët roli i fortë i “ndërkombëtarëve“ në Shqipëri: a ka një historik të gjatë ky rol, apo u zhvillua thjesht si “urë mbi ujërat e trazuara” dhe mbi përçarjet e theksuara ndërmjet partive politike në Shqipëri?

ma.me/javanews.al

 

Next Post
Bushati takon homologun hollandez: Paketa stimuluese për rritjen e investimeve

Bushati takon homologun hollandez: Paketa stimuluese për rritjen e investimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In