Ndjekja penale e korrupsionit, krimeve zgjedhore dhe trafikimit të personave ishin në qendër të takimit që Ambasadori Bernd Borchardt, pati sot me Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku.
Ambasadori OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt ka zhvilluar sot një takim me Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, ku në fokus të bisedimeve ka qenë lufta kundër korrupsionit
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Twitter, ambasadori OSBE, Bernd Borchardt tha se “OSBE është e gatshme të fuqizojë prokurorinë në të gjitha këto fusha”.
a.ç










