• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Borchardt: Po tentojmë në çdo formë që t’i ulim palët në tryezën e dialogut

by A R
16/04/2019 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me sa duket mes opozitës dhe qeverisë ka ndërmjetësime për dialog. Këtë gjë e ka thënë nga Shkodra, ambasadori i OSBE Bern Borchartd.

Pas një takimi me studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Borchartd deklaroi se po nxit opozitën dhe qeverinë për dialog.

Ai shprehu dëshirën që të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje.

“Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politikë të marrin pjesë në zgjedhje.

Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodh në Shqipëri”, deklaroi ambasadori i OSBE.

Sa i përket vjedhjes së votave në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, Borchardt tha se të gjitha partitë kanë pasur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017.

***

Gazetarët: Zoti Ambasador, ju sot ishit në një takim me studentët e Shkodrës. Cili ishte fokusi i diskutimeve me ta dhe a lidhej kjo me zhvillimet politike qe po përjeton Shqipëria?

Ambasadori: Ky i sotmi qe një diskutim shumë i gjerë. Shkoi që nga situata e tanishme politike te protestat e studentëve të fundit të vitit të kaluar. Dhe me thënë të drejtën studentët më bënë shumë përshtypje; më bënë pyetje shumë të informuara. Më kujtohet kur isha më përpara Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, studentët më bënin pyetje që lidheshin me gatimet shqiptare. Kurse këto të sotmet ishin pyetje me natyrë politike dhe ekonomike dhe unë u përpoqa që t’i përgjigjesha sa më mirë që mundesha.

Gazetarët: Nuk po arrijnë të gjejnë dakordësinë palët dhe kriza për fat të keq po tejzgjatet duke rrezikuar edhe zgjedhjet. Çfarë mund të bëhet tashmë në gjykimin tuaj?

Ambasadori: Ne po kërkojmë dhe nxisim të gjitha forcat politike që të marrin pjesë në zgjedhje. Nxisim dialogun dhe një përpjekje të përbashkët për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohet vendi.

Gazetarët: A mund të ketë zgjedhje tranzitore? A mund të ketë zgjedhje pa opozitën?

Ambasadori: Nuk e kam sferën e kristaltë që të parashikoj të ardhmen.

Gazetarët: Z. Ambasador, ju komentuat diçka rreth opozitës së re që është në Kuvend megjithëse dy partitë e mëdha opozitare që ndodhen në protesta nuk e njohin këtë opozitë. Është në gjykimin tuaj një kuvend legjitim ky që kemi sot?

Ambasadori: Të gjitha partitë politike që kishin përfaqësuesit e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i njohën rezultatet e zgjedhjeve të 2017-ës.
/a.rada

Next Post
Caktohet data, ish-ministi Tahiri do të dalë në gjyq 11 ditë para zgjedhjeve lokale

Caktohet data, ish-ministi Tahiri do të dalë në gjyq 11 ditë para zgjedhjeve lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com