• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Borchard: Nuk duhet humbur kohë për reformën zgjedhore, të adresohet shitblerja e votës

by A R
20/04/2018 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore po zhvillon sot mbledhjen e radhës, në formën e një tryeze teknike pune, përqendruar në disa prej çështjeve të fushatës zgjedhore.

Në fjalën e tij, Kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt, theksoi edhe një herë rekomandimin për një reformë të plotë dhe në kohë, e cila do të trajtojë të gjitha rekomandimet e papërmbushura të OSBE/ODIHR-it nga tri zgjedhjet e fundit. “Mandati i Komisionit të Posaçëm u zgjat së fundmi dhe unë i rekomandoj fort Komisionit ta finalizojë reformën zgjedhore brenda këtij afati të ri”, tha Borchardt. Ai u ndal te çështja e blerjes së votës, duke thënë se Prezenca e OSBE-së po i ndjek me shumë vëmendje rastet e denoncuara në prokurori dhe shpreson të ketë më shumë padi dhe vendime gjykate.

Komisioni, me mbështetjen e OSBE-së, do të organizojë tryeza të tjera teknike edhe për çështje si roli i medias në zgjedhje, keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe financat e partive politike.

Më poshtë fjala e plotë e ambasadorit Borchardt: 

·         Është kënaqësi për mua të jem me ju sot në këtë tryezë teknike pune të parë, së bashku edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe kolegen time Nicola Schmidt nga ODIHR-i në Varshavë.

·         Aktiviteti i sotëm është i pari i një sërë tryezash teknike pune që Komisioni i Posaçëm planifikon të organizojë për fusha specifike të zgjedhjeve. Shpresoj shumë që diskutimet në këtë tryezë të jenë sa më të thelluara, pasi ato janë baza për marrjen e vendimeve politike nga Komisioni dhe, më pas, nga Kuvendi.

·         Edhe pse rrezikoj të bie në përsëritje, më lejoni të theksoj edhe një herë që ne rekomandojmë fort një reformë të plotë dhe në kohë, një reformë që trajton të gjitha rekomandimet e papërmbushura të OSBE/ODIHR-it nga zgjedhjet e viteve 2013, 2015 dhe, sigurisht, ato të vitit të kaluar.

·         Mandati i Komisionit të Posaçëm u zgjat së fundmi dhe unë i rekomandoj fort Komisionit ta finalizojë reformën zgjedhore brenda këtij afati të ri. Hapat përgatitorë që Komisioni ka ndërmarrë deri tani, si përcaktimi i objektivave, hartimi i kalendarit të punës dhe dëgjesat me shoqërinë civile, kanë qenë më se të lavdërueshme. Tani është koha për rezultate konkrete. Bashkë me OSBE/ODIHR-in, ne po i ofrojmë mbështetjen tonë të plotë parlamentit shqiptar në realizimin e reformës.

·         Një nga çështjet që u përmend nga bashkëkryetarët është çështja e shumëdiskutuar e blerjes së votës. ODIHR-i rekomandon që “nevojiten përpjekje serioze për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, si nëpërmjet një fushate për ndërgjegjësimin qytetar ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim forcimin e besimit te procesi zgjedhor”. Ne po i ndjekim me shumë vëmendje rastet e shkeljeve zgjedhore të denoncuara në Prokurorinë e Përgjithshme dhe presim me padurim që të ketë më shumë padi dhe vendime gjykate.

·         E nxis fort Komisionin e Posaçëm dhe pjesëmarrësit e tjerë që të zhvillojnë diskutim të hapur, praktik dhe të orientuar drejt rezultateve, bazuar në gjetjet dhe, si edhe në përvojën e gjerë të secilit prej jush. Duhet të merren vendime të rëndësishme, pa vonesa të mëtejshme. Sikurse e thashë, ne jemi të gatshëm të vijojmë ta mbështesim Komisionin e Posaçëm./a.m.

Next Post
Ish-bashkëpunëtori i Berishës fiton gjyqin me ministret teknike të Bashës

Ish-bashkëpunëtori i Berishës fiton gjyqin me ministret teknike të Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In