Reshjet e dëborës në Dibër kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa njësi administrative.
Trashësia e borës në njësinë administrative Lurë arrin në 40 cm, ndërkohë që në disa fshatra ka probleme me energjinë elektrike.
Raportohet se probleme me energjinë kanë; Kalaja e Dodës, Ostreni, Selishtë dhe Trebisht. Ndërkohë, punonjësit e OSHEE ndodhen në terren, ndërsa po punojnë për riparimin e energjisë elektrike.
a.cupaj