• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bonuçi s’ngopet me talljet ndaj anglezëve: Hani më shumë pastashuta. Sa bukur të shihje 58 mijë vetë të iknin para medaljeve

by Java News
13/07/2021 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jemi një legjendë dhe unë jam i lumtur që shënova këtë gol historik. E ndienim që në ditën e parë të grumbullimit në Sardenjë se brenda këtij grupi kishte diçka magjike, por asnjëherë nuk shkuam përtej kësaj, pasi çdo centimetër duhet të fitonim në fushë, jo si disa të tjerë”.

Ishin këto fjalët e para të Leonardo Bonuçit pas fitores në Londër, ku dallohet qartë thumbimi ndaj të zotëve të shtëpisë, të cilët në fund u larguan mes lotëve nga “Wembley”. Autori i golit të barazimit për Italinë më pas nuk u ndal një sekondë me postimin e vazhdueshëm të videove, jo vetëm përpara kamerave në stadiume, por edhe “story”-ve live në “Instagram”, ku vazhdonte të këndonte “I’ts coming Rome”.

Gjithsesi, as kjo nuk mjaftoi, pasi thumbimi vazhdoi edhe mëngjesin e djeshëm, në hotelin që kishin zgjedhur për t’u akomoduar në Romë, pas rikthimit nga Londra, teksa në rrjetet sociale të mbrojtësit juventin postohej fotoja e tij duke konsumuar mëngjesin përkrah trofeut të Europianit.

“Hani më shumë pastashuta anglezë, se ju bën mirë”, lexohet në buzët e Bonuçit teksa flet me disa prej shokëve të tij përreth tavolinës, një tjetër ironi kjo drejtuar anglezëve, ndërsa përpara se të niseshin drejt pallatit presidencial, heroi i Londrës vazhdoi që të shtynte gishtin thellë në plagën e “Tre Luanëve” dhe kujtdo prej anglezëve të lënduar pas dështimit të madh:

“Emocioni më i bukur i finales së djeshme (të së dielës) është kur pashë 58 mijë anglezë që u larguan menjëherë pas penalltive. Pasi na dërrmuan me vërshëllima e ofendime gjatë gjithë ndeshjes, ishte fantastike t’i shihje se sa nxitonin për të lënë shkallët e ‘Wembley’-t, duke mos pritur as ceremoninë e medaljeve të atyre për të cilët bënin tifozllëk.

Këtë imazh do ta mbaj gjithmonë me vete, ashtu sikurse imazhin e atyre pak italianëve që lejuan në stadium, të cilët vazhduan të bëjnë festë edhe disa orë, pasi ndeshja kishte mbaruar së bashku me ne që dilnim t’i përshëndesnim”, deklaroi Bonuçi./m.j

Next Post
Karteli më i fuqishëm i Meksikës ‘tregon muskujt’ / Vret disa ushtarë të El Chapo-s, përfshirë një komandant

Karteli më i fuqishëm i Meksikës ‘tregon muskujt’ / Vret disa ushtarë të El Chapo-s, përfshirë një komandant

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In