• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bombolat e gazit janë shkaku kryesor i zjarreve në kryeqytet

by Java News
20/08/2019 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditëve të verës në kryeqytet bien mesatarisht 10 zjarre në ditë. Drejtori i zjarrfikëseve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, thotë se më problematike mbeten zjarret në banesa, që kanë si shkaktar kryesisht bombolat e gazit. Ai u bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e tij, dhe të mbajnë në shtëpi sensor gazi.

“Qytetarët vazhdojnë të jenë të pakujdesshëm me përdorimin e bombolave të gazit, që janë dhe burimi kryesor i zjarreve për momentin në banesa në kryeqytet. Bombolat që janë të mbushura me gaz të lëngshëm duhet të jenë gjithmonë në ambiente të ajrosura, asnjëherë në vende të mbyllura. Një kujdes i veçantë duhet të jetë edhe për pajisjet që përdoret gazi, sobat e gatimit.

Afër këtyre pajisjeve duhet të kemi sinjalizues, që tregon rrjedhjen e gazit. Menjëherë sapo qytetari merr vesh që ka rrjedhje gazi, nuk duhet të afrohet aty me një cigare të ndezur, nuk duhet të takojnë asnjë çelës dritash, asgjë. Vetëm duhet të izolojnë, të mbyllin bombolën, duhet të mbyllin pajisjen që përdor këtë gaz, duhet të bëjnë ajrosjen e ambientit”, shprehet Goxhaj.

Gati dyfishim ka pasur edhe numri i zjarreve në automjete, kryesisht në ato që punojnë me gaz apo benzinë. Për të menaxhuar këtë situate, zjarrfikëset kanë bashkëpunuar me policinë bashkiake dhe në rast të një zjarri në automjet në rrugë policia bashkiake ndërhyn me fikse dore.

“Ne kemi pajisur patrullat e policisë bashkiake me fikëse dore 6 kg. Çdo patrullë e shërbimit të Policisë Bashkiake ka edhe këtë fikësen, që janë ata të parët që ndërhyjnë në automjete, sepse ata janë patrulla që janë në qytet, janë shumë afër vendit të ngjarjes dhe kanë mundësi të afrohen më shpejt se shërbimi zjarrfikës. E mora këtë si shembull  për t’u bërë thirrje qytetarëve, që një pajisje e tillë duhet patjetër në çdo mjet qarkullimi, qaftë kamion, apo mjet i vogël”, thotë ai.

Falë sensibilizimit të qytetarëve këtë vit ka pasur rënie të numrit të zjarreve në pyje dhe kullota, por megjithatë Goxhaj iu bën apel qytetarëve që në këtë stinë të nxehtë të mos e përdorin zjarrin si eliminues të mbeturinave bujqësore, pasi situata mund të dalë nga kontrolli.

“Në këtë stinë nuk duhet të përdoret zjarri për eliminimin e asgjëje, për asnjë gjë, ose nëse e ka të detyrueshme të përdorë zjarrin, duhet të bashkëpunojë me Policinë Bashkiake, me Policinë e Shtetit, të marrin leje për këtë. Vetë qytetari të mos bëjë asgjë me mendjen e vet, sepse nga temperaturat e larta zjarri merr përmasa të papërballueshme. Sa më të kujdesshëm të jenë qytetarët, aq më pak zjarre do të kemi”, përfundon ai.

Për të menaxhuar situatën me zjarret zjarrfikëset e qytetit në të 6 stacionet kanë marrë masat dhe kanë lënë në gatishmëri çdo ditë po aq punonjës sa edhe ka në stacion. /l.m

Next Post
“Do të flasë përmes artit të Maks Velos”, Tiranës i shtohet një tjetër kinema (FOTO)

"Do të flasë përmes artit të Maks Velos", Tiranës i shtohet një tjetër kinema (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com