• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Bombat ndaj CNN e demokratëve, rastet e tjera të dhunës politike në SHBA

by Java News
25/10/2018 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë pajisje me bomba iu dërguan drejtuesve të Demokratëve në SHBA, përfshi dy ish-presidentë, CNN dhe Xhorxh Sorosit, të cilët kanë qenë kritikuar vazhdimisht nga Donald Trump dhe nga të tjerë të së majtës. Arsyeja mbetet e paqartë.

Por pyetja edhe më e madhe është se kush fshihet pas këtyre sulmeve? T’i përgjigjesh kësaj mund të duhet kohë, nëse personat e përfshirë janë të zot për të fshehur gjurmët.

Mos harroni që “Unabomberi”, Ted Kazhinski, dërgoi një sërë bombash nëpërmjet postës, për 17 vite rresht. Ato iu dërguan akademikëve dhe biznesmenëve që ai i shihte si kundërshtarë të besimit neo-ludit.

Kazhinski vrau tre persona dhe plagosi 23 të tjerë, para se të arrestohej më në fund nga FBI-ja në vitin 1996. Arrestimi u nis nga një informacion që kishte dhënë vëllai i Kazhinskit.

Po ashtu, organizatave dhe zyrave të kongresit iu dërguan letra me antraks, pak javë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Pesë veta vdiqën ngaqë thithën ajrin me antraks. FBI-së iu deshën shtatë vite për të gjetur se pas sulmeve fshihej mikrobiologu amerikan, Brus Ajvins. Ai kreu vetëvrasje kur po i afroheshin autoritetet.

Që të dy, Kazhinski dhe Ivins, po vepronin më vete dhe nuk ishin pjesë e asnjë grupi.

Rastet e “ujqve të vetmuar” janë më të vështirat për t’u zgjidhur se ato që kanë shumë terroristë të përfshirë.

Sot ka më shumë mjete që ligjvënësit t’i përdorin për të kapur agresorët. Kanë më shumë kamera si dhe teknologjinë e ADN-s.

Për shkak të ngjarjeve të 11 Shtatorit, amerikanët e lidhin fjalën “terrorizëm” me xhihadistët. Por fakti është që në SHBA ekziston edhe një formë tjetër dhune politike. Prandaj dhe zyrtarët e Nju Jorkut thanë të mërkurën se gjashtë pajisjet-bomba që u ishin dërguar demokratëve, ishin vepra terroriste.

Rastet e terrorizmit kanë ardhur nga e majta dhe nga e djathta. Në qershor të vitit 2017, 66 vjeçari Xhejms T. Hoxhkinson III sulmoi kongresmenët republikanë që po luanin bejsboll në Aleksandria, Virxhinia. Ai plagosi pesë prej tyre, përfshi Stiv Skalise, i cili u lëndua rëndë.

Hoxhkinson kishte postuar në Facebook: “Trump është tradhtar. Ai na ka shkatërruar demokracinë. Ka ardhur koha të shkatërrojmë Trump & Co”. Ai u qëllua nga policia dhe vdiq menjëherë pas sulmit.

Shtatë muaj para kësaj ngjarjeje, më Dhjetor të vitit 2015, 28-vjeçari Edgar Uellç, nga Salisburi, Karolina e Veriut, i bindur se Hillari Klinton menaxhonte një rrjet pedofilie nga bodrumi i picerisë “Comet Ping Pong”, në Uashington, vendosi të udhëtoi deri në kryeqytetin amerikan për ta hetuar personalisht.

Uellç hyri në piceri i armatosur e nisi të qëllojë. Armën e drejtonte nga stafi, të cilët dolën nga dyqani dhe njoftuan policinë. Pas arrestimit, Uellç u tha hetuesve se kishte ardhur të shpëtonte fëmijët e burgosur.

Që nga 11 Shtatori, në SHBA janë vrarë 104 amerikanë nga terroristët xhihadistë. 73 janë vrarë nga e djathta ekstreme, dhe tetë nga terroristë të motivuar nga ideologjitë nacionaliste të zezakëve. Bombat që iu dërguan krerëve demokratë, Sorosit dhe CNN, na kujtojnë se dhuna politike në SHBA mund të vijë në forma, ideologji dhe motivime nga më të ndryshmet.

ma.me

Next Post
Një votë shqiptare për një Maqedoni tjetër

Maqedoni, shqiptarët rendisin kushtet e tyre për ndryshimet kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës: E mbajtën 1 vit e gjysmë në sirtar!

June 2, 2026
“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

June 2, 2026
Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

June 2, 2026
Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

June 2, 2026
Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

June 2, 2026
“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

June 2, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

June 2, 2026
“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

June 2, 2026
Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

June 2, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In