Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka shprehur mbështetjen për sulmet raketore ndaj Sirisë, për të shkatërruar bazat e armëve kimike.
Ministria e Mbrojtjes thotë se sulmi i SHBA-së, Britanisë dhe Francës është përgjigjia e duhur ndaj një vendi që rrezikon sigurinë ndërkombëtare duke përdorur armë kimike.
Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ministria e Mbrojtjes mbështet sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës ndaj regjimit të Sirisë.
Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, i vlerëson si të papranueshme përdorimin e armëve kimike, të cilat kanë marrë jetë njerëzish të pafajshëm. Këto veprime bien në kundërshtim të plotë me të gjitha konventat ndërkombëtare.
Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë konsideron se, përdorimi i armëve kimike rrezikon sigurinë dhe paqen ndërkombëtare. Ndaj dhe veprimi i SHBA dhe dy prej vendeve anëtare të NATO-s është përgjigjia e duhur në emër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut./a.m.