• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Bomba te RTK, qeveria: Sulm ndaj fjalës së lirë

by A R
23/08/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi për media, dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyes ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të kryer mbrëmë në rrethana ende të pasqaruara.

Në një njoftim për shtyp të kryeministrisë, thuhet se “qeveria e Kosovës konsideron se ky është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjitha mediave në Kosovë.Ftojmë organet kompetente shtetërore që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe nxitësit e këtij akti”.

“Qeveria e Kosovës i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre publik të mos etiketojnë, sulmojnë dhe lançojnë mediat publike dhe private, në funksion të respektimit dhe të mbrojtjes së fjalës së lirë”, theksohet në njoftimin e qeverisë.

Radio Televizioni i Kosovës u sulmua mbrëmë me granatë dore rreth 22:00, saktësisht vendin ku janë të vendosur transmetuesit e valëve dhe gjeneratorët.

Sumi ndaj RTK-së u dënua edhe nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili thekson se  “hedhja e mjetit shpërthyes mbi Radio Televizionin e Kosovës, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cënojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike”.

“Ne jemi shtet demokratik dhe nuk mund të lejojmë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në lirinë e mediave, axhendën shtetërore dhe debatin politik”, shprehet Veseli në rrjetin social Facebook. /KosovaPress/ r.a

Next Post
FOTO/ Reperi Lumi B pushime me familjen, gruaja e tij ngre temperaturat në plazh

FOTO/ Reperi Lumi B pushime me familjen, gruaja e tij ngre temperaturat në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com