Mediat po bien në nivelin e Donald Trampit. Të rimëkëmbura nga paaftësia e tyre për të ndaluar zgjedhjen e tij president, ziliqare për fuqinë e tij për t’i bërë njerëzit të besojnë edhe deklaratat e tij më qesharake, dhe të përshkuara nga nevoja për t’u vetë-qetësuar, mediat dhe institucionet e tjera amerikane janë duke e përshëndetur epokën e Tramp, përmes uljes së etikën dhe standardeve të tyre profesionale, dhe u ngazëllyer në histerinë e tyre vëmendje-kërkuese.
Sado pastruese që mund të jetë, efekti është vetëvrasës për mediat ,dhe i rrezikshëm për kombin. Mjafton të dëshmohet konferenca jo dinjitoze për shtyp, që dha dy ditë më parë presidenti i zgjedhur. Rezultati ishte se denoncimi nga ana e Tramp i “lajmeve të rreme” dhe zemërimi pasues i mediave, u mbipopullua nga historitë për konfliktet e interesit që mund të ndërlikojnë pozitat e Tramp apo kandidatin e tij për sekretar shteti, Reks Tilerson. Dhe ja se si ndodhi.
Të martën në mbrëmje, BuzzFeed publikoi një dokument që pretendonte se zbulonte lidhjet e thella ndërmjet Tramp dhe Rusisë dhe përmbante detaje banale. Arsyetimi i BuzzFeed për publikimin e këtij dokumenti në formën e një lajmi, qe se raporti iu dha nga dikush që pretendon të jetë një ish-spiun britanik, dhe se e ka përpunuar këtë memo, si pjesë të një përpjekje për të dëmtuar imazhin e Tramp për llogari të një rivali republikan.
Dokumenti përmbante gabime trashanike që duken qartazi, dhe detaje që BuzzFeed mund t’i kishte verifikuar vetë, për të konstatuar se sa jo i besueshëm qe ky burim i “inteligjencës”. Botuesi Ben Smith rrahu në mënyrë qesharake gjoksin e tij në lidhje me “raportimin karakteristikisht të egër” që bën media e tij. Dhe sërish artikulli duhej të pranonte se gazetarët e BuzzFeed “kanë hetuar faktet e ndryshme të pretenduara në dosje, por nuk i kanë verifikuar apo falsifikuar ato.”
Efekti i temës së çështjes së BuzzFeed nuk qe se gazetarët, zyrtarët e zgjedhur, dhe agjentët e inteligjencës po ndanin dëngla qesharake me njëri-tjetrin, porse ata qenë duke ndarë diçka me një vlerë të papërcaktuar. Ndoshta qenë kotësira, apo ndoshta fakte kokëforta kompromentuese. BuzzFeed i ftoi lexuesit të gjykojë sipas mendjes së tyre. Konteksti për këtë gabim të madh në gjykim e bën të duket më keq. Më herët gjatë javës, drejtuesi i “The Ëall Street Journal”, Gerard Bejker iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me tituj kryesorë apo historitë që raportojnë atë që thotë Tramp, pa i bashkëngjitur një vlerësim mbi vërtetësinë e tij duke argumentuar: “Unë mendoj se i takon lexuesit të bëjë një vlerësim të vetin”.
Gazetarët u rreshtuan për ta dënuar atë në mediat sociale, dhe në të gjithë sajtet e tjera të lajmeve. Dhe vetëm 12 ditë para se BuzzFeed të zbulonte “dosjen”, Smith i dërgoi një memo stafit të tij dhe publikut, ku vinte në dukje përpjekjen për të përshkruar një qasje të epokësTramp në lajme ka prodhuar panikun e “lajmeve të rreme” për shkak të zgjedhjës së tij.
“Lajmet e rreme do të bëhen më të sofistikuara”- paralajmëroi Smith. “Dhe filtrat e fuqishëm do të diktojnë narrativat konkurruese nga universet paralele të fakteve”. Duke pranuar se Tramp do të udhëhiqte lajmin në SHBA, Smith premtoi se BuzzFeed do të përpiqej të “raportonte diçka që askush tjetër nuk e kishte gjetur apo vëzhguar, në mënyrë të qartë, të drejtë dhe të besueshme.”
Duket e qartë se BuzzFeed nuk e bëri këtë në këtë rast, pasi shenjestra ishte Trump. Natyrisht që do të kishte një standard të lartë të kualifikimit apo të verifikimit të një dosjeje mbi Barak Obamën nga ana e republikanëve. Nuk është hera e parë që media kryesore ka artikuluar një teori konspirative që përfshinte Tramp dhe Rusinë. Nuk është as hera e parë që dikush vrapon, pasi është tejkaluar me herët nga mediat e tjera.
Pak para zgjedhjeve, “Slate” botoi një artikull që sugjeronte se Trump kishte mbajtur një lloj dere dixhitale të fshehtë me Rusinë. Gazetarët skeptikë, zbuluan se me gjasë bëhej fjalë për një server të komunikimeve me e-mail mbi marketingun.
Disa komentatorë ia atribuan shfaqjen e historisë së BuzzFeed një fushate hakmarrëse kundër Tramp, nga ana e agjensive amerikane të zbulimit. Nëse kjo është e vërtetë, është edhe më e rrezikshme. Udhëheqësit e zgjedhur ushtrojnë një kontroll civil mbi shtetin. Nëse njerëzit në këto agjensi e kanë kaq shumë antipati presidentin e ri, ata duhet të japin dorëheqjen në shenjë proteste, dhe të mos përdorin zyrat e tyre për të shkaktuar dëme mbi presidentin e ri.
Sigurisht është joshëse të luash pisët me Trampin. Një gazetar që mendon se ai po ndalon ngritjen e fashizmit në Amerikë, sigurisht që do të gjejë shumë arsyetime për rënien në nivelin e Trampit. Trump gënjen dhe turfullon gjatë gjithë kohës. Ai përhapi teorinë konspirative delegjitimuese dhe raciste, se paraardhësi i tij ka lindur në Kenia. Ai i inkurajoi mbështetësit e tij të këndonin himne kundër Hilari Klintonit, dhe më pas gënjeu duke thënë se nuk kishte ndërmend ta ndiqte atë penalisht.
Por institucionet tona nuk mund të pezullojnë përkohësisht standardet e vërteta, që iu japin atyre kredibilitet, dhe të presin të mbijetojnë. Përveç kësaj, kjo është qesharake si një strategji. Tramp thjesht nuk sillet sipas normave etike në rast emergjence; ai e shijon lirinë e tij totale prej tyre. I gjithë personi dhe ndikimi i tij vjen prej sinqeritetit, nga të gënjyerit dhe shkelja e syrit publikut të cilit i kërkon ta bësojë.
Në mënyrën e pazakontë që njerëzit e llogarisin virtytin, kjo punon në avantazhin e Tramp. Pandershmëria e tij është autentike dhe konstituive. Ajo medias shfaqet si hipokrite dhe tradhtare. Pandershmëria e shërbimeve të inteligjencës, mund të tingëllojë si tradhtare. Nëse kundërshtarët e tij në shtyp apo brenda qeverisë, mendojnë se mund të vazhdojnë të përdorin etikën e paturpshme të Reality TV, gabohen rëndë.
Në qoftë se epoka Trump është aq e keqe sa këmbëngulin kritikët e tij më të këqinj, problem më i rëndësishëm me të cilën përballen është integriteti personal dhe ai profesional. As Kremlini dhe as presidenti i zgjedhur nuk kanë fuqinë t’iu bëjë të gënjeni apo ulni dinjitetin tuaj. Pra mos e bëni këtë.
/ Nga Majkëll Brendën Doerti/ The Week – www.bota.al