• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Bomba me sahat” që do të lërë pas Obama

by Aalison Pearse Stevens
18/08/2016 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Michael Brendan Dougherty

Barack Obamës i pëlqen t’i njohë vetes meritën, për tërheqjen e Amerikës nga buzëgremina e Lindjes së Mesme. Kur “rrëmon” në historinë e trashëgimisë së tij, presidenti thotë se ishte krenar për vendimin që të mos zbatonte “Librin e rregullave të Uashingtonit” duke u angazhuar në përmbysjen e qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Eshtë një histori e përshtatshme për t’u treguar, sidomos nga njeriu që u ngjit drejt presidencës, teksa njëkohësisht fitonte një çmim Nobel për Paqen. Obama fut sërish në mill shpatën e Amerikës, dhe fiton vlerësimet e fansave dhe admiruesve të tij. Ashtu sikurse i kalon pasardhësit të tij, një ekonomi më të mirë se sa ajo që trashëgoi nga Bushi, po kështu po i përcjell një botë më të sigurt.

Fatkeqësisht, kjo histori është një gënjeshtër, nga fillimi në fund. Bota që lë pas presidenti, është e mbushur me kurthe.

Në Afganistan, Obama ka ngadalësuar ritmin e tërheqjes së trupave. Korrupsioni zien, dhe duket se nuk ka fare përparime në bisedimet mes qeverisë afgane dhe talebanëve. Këta të fundit kanë fituar forcë dhe kanë rimarrë disa pjesë të vendit. Një vazhdim i tërheqjes pas presidencës Obama, do ta bëjë pasardhësin apo pasardhësen e tij, të duket sikur po largohet nga frika e talebanëve.

Në Irak, forcat speciale amerikane janë kthyer në terren, ndërkohë që SHBA kryen sulme ajrore kundër ISIS. Edhe pse SHBA duket se e ka shpënë ISIS-in në një qoshe të vogël të vendit, ngrehina politike e Irakut është më e dobët se kurrë më parë, ndërkohë që myslimanët shiitë kërcënojnë me revoltë.

Në Siri, SHBA dëshiron ta detyrojë Assadin për negociata paqeje, dhe kështu po vepron për të forcuar grupe të ndryshme rebelësh. Kështu, lufta civile është shtyrë pa afat, duke shkaktuar rritje të numrit të viktimave. Rusia vepron për të forcuar Assadin në negociata, duke e bërë Sirinë të duket gjithnjë e më shumë si një luftë përmes të tretëve, mes dy fuqive bërthamore globale.

Edhe konflikti në Libi nuk ka marrë fund. Populli amerikan ka zbuluar madhe, përmes komunikatave të thjeshta të ushtrisë, se edhe aty janë angazhuar në sulme ajrore kundër ISIS – ky i fundit arriti të vërë këmbë në këtë vend, pasi qeveria e Moammar Gadhafit u rrëzua prej sulmeve ajrore të SHBA. Në Gadishullin Arab, bisedimet e paqes mes grupeve ndërluftuese jemenite janë ndalur. SHBA ka ndihmuar luftën e Arabisë Saudite kundër rebelëve hutitë, në emër të klientëve të vet jemenitë.

Forcat speciale amerikane janë në terren, në katër luftëra civile tani, ose pesë në qoftë se e përfshijmë edhe Afganistanin. Për shkak se këto luftëra do të ishin të papëlqyeshme në qoftë se do ishin sjellë për miratim para Kongresit, populli amerikan thjesht nuk po konsultohet. Të katër luftërat civile në të cilat Amerika ka trupa në terren, kryhen nëpërmjet autorizimit të forcës ushtarake, që u miratua në vitin 2001, për të goditur grupet terroriste që u përfshinë në sulmet e 11 shtatorit.

Se si mundet që autorizimi i vitit 2001 të lejojë SHBA që të vërë në veprim logjistikën dhe të furnizojë avionët sauditë, teksa ata bombardojnë vazhdimisht objektivat civile si spitalet, këtë po ua lë ekspertëve më krijues të ligjit, për ta sqaruar. Në çdo rast, ka një rrezik në përfshirjen e Amerikës në shumë konflikte, që ekzistojnë përtej lejes së opinionit publik amerikan. Ishte pikërisht përfshirja e keq-kuptuar dhe jo thellësisht e mbështetur e Amerikës në Somali në vitin 1990, që tronditi mandatin e parë të Bill Clintonit. Publiku ishte kurioz të dinte, se pse ushtarakët e tij po linçoheshin në rrugët e një vendi, të cilit i ofroi ndihmë humanitare. Njerëz vdesin në rrethana që nuk janë parashikuar dhe publiku bën pyetje: Kush e ka autorizuar këtë? Pse?

Dhe këta janë vetëm konfliktet në Lindjen e Mesme. SHBA me shumë gjasa do të bëhet dëshmitare e më shumë akteve provokuese, teksa Rusia vazhdon shtimin e forcave ushtarake në kufirin me Ukrainën. Dhe ka parë Kinën të kryejë veprime më agresive për të trembur aleatët e Amerikës në Detin e Kinës së Jugut.

Dhe nganjëherë këto probleme mund të bashkohen me njëri-tjetrin. Lufta Civile në Siri frymëzoi Angela Merkelin për të hapur dyert e Evropës, dhe një valë refugjatësh po e i jep politikës evropiane një drejtim nacionalist, dhe ndoshta ndikoi direkt për Brexit-in. Duke qenë se vendet më të mëdha të BE-së përbëjnë zëvendës-partnerin në aleancën e NATO-s, çdo destabilitet që e bën Europën të kërkojë ripërshtatje të mëdha politike, është lajm i rëndë. A do ia ketë vlejtur zgjatja e luftës civile në SIri, nëse një valë krimi dhe terrori prej migrantëve në Evropë, e bën Marine Le Pen presidente të Francës? Si do të duket kur partia e saj, e cila është shpëtuar financiarisht prej parallinjve rusë, të vijë për të shkatërruar projektin europian?

Presidenti Obama gjeti një situatë shumë të vështirë të politikës së jashtme, në Irak dhe Afganistan. Por vendimet e tij në Lindjen e Mesme dhe gjetkë, kanë ngritur një seri kurthesh për presidentin apo presidenten e ardhshme, ndërkohë që kanë dobësuar aleatët. Dhe kjo gjë ka qenë një ftesë për fuqitë globale, që të vënë në provë angazhimet historike të Amerikës.

The Week – Bota.al

Next Post

Milan mjaft aktiv në merkato, afron Kovaçiç nga Real Madrid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com