Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pranishëm në studion e emisionit ‘Zonë e Lirë’ të gazetarit Arian Çani, u është përgjigjur pyetjeve që ky i fundit i ka bërë.
Ndër pyetjet që Çani i bëri Bashës, ishte edhe ajo se a kishte menduar ndonjëherë për të vrarë veten.
“Për të vrarë veten asnjëherë, por që të vras dikë po.
Mendoja të vrisja Sllobodan Millosheviçin, por kjo ishte një obsesion, sepse s’kisha mundësi ta bëja”, është shprehur Basha.
Në fakt Basha i ka shërbyer Millosheviçit, pasi gjatë kohës që punonte në Kosovë, ka mbledhur fakte kundër luftës së UÇK-së. /b.d