• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bollino: Skandali i lobimeve me paratë ruse nga PD doli në media 3 ditë para se Neza të informonte FBI

by A R
26/01/2023 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka kërcënuar sot, më shumë se një herë, se Shqipëria nuk do të ketë paqe deri sa Rama të ikë pasi sipas tij “pagoi një ‘vrasës më pagesë’ për të vrarë opozitën shqiptare, Pra PD-në. Ish Kryeministri i referohet këtu faktit se sipas tij në akt akuzën për ish zyrtarin e lartë të FBI-së ishte e qartë se si ‘Rama paguante Charles McGonigal për të hetuar mbi lobimin me para rus të PD kur këtë e drejtonte Lulzim Basha. Pra skandali me lobistin Nick Muzin.

Por si qëndron e vërteta? Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino ka treguar sot në ‘Real Story’ në Report Tv se në fakt kjo është absolutisht e pavërtetë. Bollino tregon me dokumente se në akt-akuzën e prokurorisë së Uashington D.C të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se “Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi prokurorët e Departamentit të Drejtësisë se lidhur me një hetim të ri të mundshëm penal që përfshin një shtetas amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare, parti e ndryshme nga ajo në të cilën ishte anëtar kryeministri. Një ditë më parë (pra më 24 nëntor), ai kishte ka marrë informacion nga Personi B (Dorian Duçka për emrin e këtij shtetasi amerikane (pra Nick Muzin)”.

Në akt-akuzë përmendet një tjetër moment, ai më 4 janar 2018, kur thuhet se “i pandehuri McGonigal mori informacion nga Personi A (Agron Neza) në lidhje me lobistin amerikan, dhe ai ia përcolli informacionin një agjenti tjetër special të FBINY të nesërmen”. Po në aktakuzë thuhet se “më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion në lidhje me lobistin amerikan nga Personi A, dhe ia përcolli informacionin një zyrtari tjetër të FBI-NY, i cili ishte punonjësi në vartësi të tij. Personi A e kishte marrë informacionin nga Zyra e Kryeministrit shqiptar.

Pra datat janë 25 nëntor 2017, 4 janar 2018 (më shumë se një muaj më vonë) dhe 22 janar 2018. Por Bollino tregon se në fakt para se të ndodhnin të gjitha këto në Tiranë kishte ndodhur zhvillimi më i rëndësishëm.

Në një shkrim të botuar më 22 nëntor 2017 Birn në Shqipëri kishte botuar shkrimin me titull: “Kontrata e fshehtë e PD me lobistin amerikan, transferta milionëshe përmes kompanisë ‘offshore’”. Në shkrim jepet qartë emri i Nick Muzin, çfarë përfaqësonte ky lobist si dhe transfertat e parave nga Partia Demokratike në llogaritë e tij. Në shkrim jepeshin detaje të thelluara të aferës, edhe të faktit se hidheshin dyshime të forta.

“Unë jam i habitur kur flitet për përgjegjësi penale për një Kryeministër që ka takuar një zyrtar të lartë të FBI, dhe jo me Toto Riina apo Messina Denaro. Bardhi foli këtu edhe për një padi në SPAK. Ai ishte një agjent i një rangu mjaft të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani akuzojnë Ramën se ka shpikur skandalin e lobimit me para ruse në Partinë Demokratike.  Por çfarë rezulton kur e lexon akt akuzën zyrtare të drejtësisë së SHBA-ve? McGonigal e ka mësuar sipas dokumentit zyrtar të drejtësisë amerikane skandalin e lobimit në PD më datë 25 nëntor. Ndërkohë që një ditë më parë (24 nëntor) thuhet në akuzë ai ka mësuar emrin e Muzin nga Personi B që është Dorian Duçka.  3 ditë më parë kishte dalë ky shkrimi investigues nga BIRN i cili kishte zbardhur të gjitha akuzat për Muzin, Lulzim Basha, PD etj. Në fakt e ka bërë një gazetar i quajtur i BIRN Besar Likmeta, ish gazetar i RD, një gazetar i pavarur që nuk ka asnjë dyshim që mund të jetë i Edi Ramës, ka më shumë shkrime kundër Ramës se Berishës. Ai kishte botuar 3 ditë para shkrimin me dokumentet. Bie totalisht në mënyrë qesharake ajo akuzë që bën opozita. Informacionet e dhëna nga zyra e Kryeministrit janë dhënë 1 muaj e gjysmë më parë. Janë shkrime publike. Çfarë lidhje ka kjo? Ata kanë bërë forëard një shkrim të botuar më parë. Si mund të shpiket kjo historia e spiunimit”, tha Bollino.

Në lidhje me pagesën e marrë nga Charles McGonigal, botuesi Carlo Bollino thotë se z. Neza e ka deklaruar te drejtësia amerikane se ajo pagesa ishte një hua. Ai thotë se ka edhe një dokument për këtë.

“Agjenti i FBI nuk është akuzuar fare as për ryshfet dhe as për korrupsion por është akuzuar për mosdeklarimin e këtij borxhi. Pse në SHBA nuk e kanë arrestuar Agron Nezën që ju thoni se ka korruptuar një zyrtar të FBI-së?”, u shpreh Bollino në ‘Real Story’.

Pra, çfarë ka ndodhur vërtet në datën 22 nëntor 2017 në takimin e famshëm mes Agron Nezës dhe Charles McGonigal? Maksimumi shqiptaro-amerikani mund ta ketë informuar agjentin amerikan për zhvillimet në Shqipëri, për skandalin që tashmë kishte plasur dhe asgjë më shumë. Si mund ta nxiste ai, me ‘informacione të marra nga zyra e Kryeministrit’ një hetim në Amerikë kur në fakt detajet dhe skandali kishte plasur tashmë?

Next Post
225 mijë $ për McGonigal? Ndreca: Nëse do kishte korrupsion, do arrestohej edhe shqiptaro-amerikani

225 mijë $ për McGonigal? Ndreca: Nëse do kishte korrupsion, do arrestohej edhe shqiptaro-amerikani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Protesta, Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin

December 22, 2025
Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

December 22, 2025
Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

December 22, 2025
“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

December 22, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

‘Shpërthen’ analisti: Berisha të largohet, është i vetmi nder që mund t’i bëjë vendit

December 22, 2025
Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

December 22, 2025
LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

December 22, 2025
FOTOLAJM / Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

FOTOLAJM / Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

December 22, 2025
“Do ta djegim Shqipërinë”, militanti i PD: Ishim më mirë në kohën e Enver Hoxhës. Punonim të gjithë…

“Do ta djegim Shqipërinë”, militanti i PD: Ishim më mirë në kohën e Enver Hoxhës. Punonim të gjithë…

December 22, 2025
I dërguari i ri i Trump: Do shërbej për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së

I dërguari i ri i Trump: Do shërbej për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In