• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Boll, se fishekzjarret janë lodhur!

by Pëllumb Kulla
14/04/2019 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Nuk besoj se mund të gjendet një vend i dytë në botë si ky i yni. Qëkur kam lindur e deri më sot këtu nuk rreshtin fishekzaret e fitoreve!

Vendi i bekuar! Është kjo hise e rruzullit ku festat nuk kanë fund, se fitoret ndjekin njëra tjetrën. 

Zor të gjesh këtu një date, a një ditë pa fitore!

Deri para nja 30 vjetësh fitimtarët  fishekzaret, dhe fitoret ishin më të thjeshta, më të qarta e më të kuptueshme, kurse tani jo vetëm që janë shtuar, por edhe fitimtarët janë dyfishuar. Janë palë të kundërta dhe që të dyja në të njëjtën natë festojnë. E zjarri i festës ndrit botën. Aty në kupë të qiellit fishekzaret e të dy palëve i nxjerrin gjuhën njëra tjetrës, pastaj shuhen dhe bien tok, si hi, përmbi kokat e manifestuesve.

Ja, në këtë vend, si në asnjë vend tjetër,  zgjedhjet nxjerrin dy palë fitimtarë. Njëra palë feston fitoren në tryezën e qeverisë, tjetra në bulevard. Njëra ka marrë pushtetin dhe nis qeverisjen, tjetra feston suksesin që shumica e popullit ka votuar për të, por për fat të keq nuk qeveris se pala tjetër i ka vjedhur votat. 

Ky avaz në të tëra zgjedhjet, në të tëra garat në të tëra ndeshjet. Një fjalë me vend mund ta thoshte arbitrimi, por arbitrimin ne e urrejmë sa hërë nuk flet për ne. 

Në festivalet e këngës bashkë me fituesen, fitojnë dhe festojnë të gjithë këngët e tjera, të cilave u është ngrënë haku.

Në futboll po piqet ideja që arbitrat nuk duhen hiç, se deri tani arbitrat kanë dalë nga stadiumet të fashuar nga koka tek këmbët, kurse ekipet kanë lënë fushat të bindur se kanë fituar pavarësisht nga rezultati. Rezultati është gjëja më e parëndësishme në Shqipëri! Arbitrat le të gëlltitin bilbilat dhe le të gjejnë vend tjetër të shkojnë e të hanë dru! 

Po bëhen tre muaj që cdo datë gjashtëmbëdhjetë të çdo muaji unë e përfytyroj Edi Ramën duke dalë nga Lana, ku pasi e heqin zvarrë e hedhin Luli me Monikën duke mbyllur veshët kundërshtimeve të sinqerta të Presidentit që  gjithmon fton për qetësi dhe dashuri. Por respektit të thellë për të ata i nxjerrin ballë  premtimet që i kanë bërë turmës që i ndjek dhe sa më shumë ajo firon aq më shumë brohoret.

Edhe festa e djeshme fitore ishte. Lajmin e rrëzimit të kryeministrit, Basha provoi ta jepte edhe njëherë natën se ditën e pat dhënë disa herë. Por edhe protesta e mbrëmshme nuk kish si të mos përfundonte me fitoren e radhës. 

“Populli sot firmosi largimin e Ramës. Rama nuk është më,” njoftoi me zërin e ngjirur triumfator i pari i protestuesve,  ”Sot Rama është i rrëzuar!”

Dhe e gjithë turma e udhëtarëve të lodhur, mbledhur nga ana e anës, brohoriti me lotë gëzimi në sy nga ky lajm i shumëpritur, edhepse që të gjithë e dinin që nuk ishte hiç i vërtetë.

Por fjala të flakëron shpirtin. Dhe fishekzaret mblodhën edhe një herë forcat, u ngritën dhe ndritën llaps qiellin e Tiranës.

Next Post
Ligj të posaçëm për rininë, Haxhiu: U adresuan nevojat e tyre

Ligj të posaçëm për rininë, Haxhiu: U adresuan nevojat e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In