• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojkotuesit e pavarësisë dhe zhvlerësuesit e gjuhës

by Enver Robelli
18/02/2018 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver ROBELLI

 

  1. Edhe një fund i Vetëvendosjes

Mospjesëmarrja e krahut të Albin Kurtit në seancën e Kuvendit të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë është edhe një shembull i politikës anarkike, absurde, të dëmshme ndaj Kosovës. Është politikë e keqpërdorimit të besimit të votuesve, e talljes me shoqërinë, e talljes me shtetin, të cilin kurrë nuk duhet ngatërruar me kusarët e cubat që mund ta sundojnë.

 

Sjellje të tilla përbuzëse ndaj shtetit nga ana e VV-së janë bërë tashmë të neveritshme dhe një arsye qendrore që këtij grupimi politik të mos i jepet besimi për aq kohë sa nuk e sqaron një çështje themelore: a dëshiron të bëjë politikë për Kosovën dhe shoqërinë e saj apo Kosovën e sheh vetëm si laborator për eksperimente të përkohshme deri në ditën e bashkimit me Shqipërinë? Ndërkohë që Shqipëria si anëtare e NATO-s ka garantuar kufijtë dhe këtë po e bën çdo ditë në procesin e integrimit në BE. Njerëzit në Kosovë nuk janë budallenj.

 

Duan të jetojnë të qetë, pa konflikte dhe të pashqetësuar nga Serbia dhe nga përrallat për bashkim kur shteti i Kosovës për shkak të zhvillimeve gjeostrategjike nuk është konsoliduar ende dhe me këto telashe do të ballafaqohet edhe në të ardhmen. Si të bindet një shtet të pranojë Kosovën kur një parti që deri dje ishte më e madhe në Kuvend, pra VV, e konsideron Republikën si diçka të përkohshme, si barrë që duhet shkarkuar në ndonjë oborr në Tiranë.

 

Natyrisht që militantët e VV-së do të thonë se nuk kanë asgjë kundër shtetit të Kosovës, por simbolika flet vetë. Dhe simbolika në çështjet shtetërore është me rëndësi. Duhet të shikohet sjellja e Kurtit: nuk mund ta nderojë Ibrahim Rugovën, por nuk e ka problem të lidhë koalicione me figura që me dekada kanë mbajtur lidhje të ngushta me struktura të sigurisë të Jugosllavisë dhe Serbisë.

 

  1. Kur gjuha e politikës nuk ka më kuptim

Çfarë pamë tjetër këtë fundjavë të shënimit të përvjetorit të pavarësisë? Pamë, sërish, se si kjo klasë sunduese dhe eksploatuese politike ka arritur ta degradojë gjuhën. Ta zhvlerësojë atë. T’ia humb kuptimin. Nga foltorja e parlamentit dhe nga studiot televizive sunduesit flasin për qeverisje të mirë dhe qytetarëve para syve u shfaqen hotelet e shtrenjta në St. Moritz, këta flasin për prosperitet ekonomik dhe qytetarët i shohin aferat korruptive, këta flasin për barazi sociale dhe qytetarët i shohin (edhe në Instagram) pinjollët e sundimtarëve të Kosovës nëpër pista skijimi në Zvicër dhe plazhe të Floridës, këta flasin për demokraci dhe qytetarët shohin degradimin institucional, këta përbetohen se «tani do të qeverisim vërtet në interes të qytetarëve» dhe qytetarët këtë e përjetojnë si fyerje, sepse tashmë i kanë parë që nga viti 1999 se çfarë kanë bërë dhe çfarë nuk kanë bërë, kur këta thonë «kemi ndërtuar një shtet demokratik, funksional, efektiv» qytetarëve u kujtohen njerëzit me muskuj që kurdisin tenderë me fjalët «Mshoj gjanarski jarani jem» ose «Kqyre se s’mujta me të thirrë… m’u ka zbraz krejt fyti…».

 

Zhvlerësimi i gjuhës është pasojë e korruptimit të sistemit. Nuk kemi të bëjmë vetëm me politikanë të korruptuar, por me sistem të infektuar nga korrupsioni dhe me jo pak qytetarë të gatshëm të bashkëjetojnë me këtë sistem dhe ta shohin atë si kësmët, jo si kiamet. Kësisoj gënjeshtrat e pushetit janë shndërruar në hata parazitare, të cilat gërryejë e shkatërrojnë besimin dhe ia humbin gjuhës karakterin komunikues.

 

  1. Rrëmuja retorike e Ramës

Gjatë fundjavës nuk pamë vetëm zhvlerësues të gjuhës, pamë edhe një mjeshtër të retorikës si Edi Rama, i cili talentin e tij e keqpërdorë për mesazhe populliste. Ndërsa vendi i tij që nga viti 1945 ka nënshkruar pothuaj çdo akt ndërkombëtar që garanton kujfijtë në Ballkan dhe që nga viti 1990 me devotshmëri ka pranuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve në Ballkan (Daytoni, Rambouillet, Ohri, Vjena), kryeministri i Shqipërisë kur vjen në Prishtinë ose kur jep intervista përherë sillet si njëfarë «babai i kombit» pa mandat. Dhe çka duhet pritur nga baballarët e kombit? Natyrisht gjëra të mëdha. Edi Rama po sillet si inxhinier që cakton kufijtë dhe manipulon me ndjenja kombëtare. Këtu nuk dallon shumë nga popullistët e tjerë ballkanikë, të cilët po ashtu ëndërrojnë të ndajnë Kosovën.

 

Është një retorikë tashmë bajate: «Do të kemi një president të përbashkët», «do të jemi bashkë», «kemi një ëndërr». Ndërkohë që te Kukësi lopët ende dalin në korzo në autostradë, sepse shteti nuk është në gjendje të rregullojë atë pjesë të autostradës, ndërkohë që revista gjermane si «Stern» e përshkruajnë Shqipërinë si vend në duar të bandave të drogës dhe si shtet ku baronët e drogës me pëlqimin dhe përkrahjen e politikës shndërrohen në pronarë të bashkive, zonave turistike, hoteleve, ndërkohë që qindra shqiptarë po ikin nga parajsa e Edi Ramës dhe paraardhësve të tij në post dhe me javë të tëra po presin në tenda në fshatra të Spanjës për t’u futur në kamionë dhe kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe.

 

Në paradën e tij për vizatim të kufijve Rama nënçmon secilin. Politikanët e Prishtinës? Lopë e loparë! Vjen në parlamentin e Kosovës, mban fjalim dhe nuk e përmend ideatorin e shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Pastaj ka kosovarë, si ndonjë këshilltar kryeministri, që e humbin kontrollin dhe e quajnë Edi Ramën jo më pak se të droguar – një akuzë që e ka dëgjuar shpesh edhe nga Sali Berisha.

 

Kështu vërtet jemi një: vokabulari politik po harmonizohet. Ndërkohë që klanet ekonomike dhe oligarkët i favorizojnë prodhimet e Serbisë në tregun e Kosovës – të asaj Serbie që ka vrarë së paku 10 mijë shqiptarë, shumica civilë. E bllokuar mbetet edhe linja e interkoneksionit. Kush po e bllokon? Beogradi. Kush po hesht? Sundimtarët e Tiranës dhe Prishtinës.

 

Next Post
Plagosja e të riut në Fier, arrestohet autori dhe e fejuara e tij

LAJM I FUNDIT/ Sulm me armë në Rusi, katër të vrarë dhe katër të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In