• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojkotohet edhe “Drejtësia”, Halimi: Jo sipas Ramës që ja lë në dorë Shullazit

by A R
25/04/2016 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Reformës në Drejtësi deri në përfundimin e bojkotit 10-ditor që u vendos pas pezullimit të Sali Berishës nga punimet e Kuvendit. Deputetët e opozitës nuk u bënë pjesë e punimeve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Në emër të PD Eduard Halimi bëri me dije vendimin për të mos marrë pjesë në komision, por tha se ekspertët e PD do punojnë për teknikalitetet e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore.

“Qytetarët duan një sistem drejtësie larg Edi Ramës. Projekti i Edi Ramës u rrëzua nga Komisioni Venecias. Vonoi me dy vite Byronë e Hetimit se e donte në varësi të Emiliano Shullazit. Kjo nuk mund të jetë drejtësia që duan qytetarët. Ai që e ka penguar reformën ka qenë Edi Rama që ka pasur një projekt të vetin dhe nuk ka dashur projekt sipas Venecias dhe qytetarëve. Jemi dëshmitarë se si e ka vonuar nga shtatori, kur donte që Byronë ta kishte në varësi të policisë, kur ne i thamë hajde ta votojmë siç ka thënë Komisioni Venecias. Reforma në drjetësi do të bëhet. Jo ai që ka në kokë Edi Rama dhe e mban peng, por do të realizohet siç e kërkon Komisioni i Venecias”, tha Halimi.

Deputeti i djathtë akuzoi kryeministrin Rama për ndërhyrje në proces, me qëllim sipas tij uzurpimin e sistemit të drejtësisë.

“Nga njëra anë Edi Rama urdhëron dënimin e denoncuesit të Emiljano Shullazit me përjashtimin me 10 ditë nga parlamenti të doktor Berishës, nga ana tjetër mbron Shullazin siç ka bërë në këto 3 vite. Në vend të mbështesë, sulmon prokurorinë. Kjo është drejtësia që do Edi Rama. Në vend që të dilte në mbrojtje të prokurorisë dhe dëshmitarëve në një proces si ky, në vend që të dilte në mbrojtje të biznesmenëve, doli në mbrojtje të Emiliano Shullazit. Kjo nuk mund të jetë drejtësia që duan qytetarët shqiptarë. Për Edi Ramën Shullazi do të ishte sot jashtë duke i vënë pistoletën në kokë biznesmenëve. Kush flet për reformën në drjetësi, ai që mbolli gjithë Shqipërtinë me kanabis. Flet ai që me dorën dhe firmën e vet futi në Parlament deputetë me rekorde të tmerrshme krminale. Njerëz të dënuar për trafik droge, trafik prostitucioni. Ai që kaloi në doganë makinat e Shullazit. Ai që i hoqi prizën kamerave të komisariatit kur deputeti i tij qëlloi me armë qytetarët”, tha më tej Halimi.

Next Post

Programi, 2 mijë të rinj shqiptarë praktika në administratën publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In