Partia Demokratike pritet të mbledhë pasditen e sotme grupin e saj parlamentar. Lajmi konfirmohet nga mediat vendase ndërsa deputetëve u është kërkuar pjesëmarrje e detyruar përmes një SMS ku njoftoheshin për takimin e orës 18:30.
Mësohet se në mbledhje do të diskutohet vendimi i bojkotit të zgjedhjeve. Ende nuk janë dhënë detaje nëse takimi i demokratëve është kërkuar nga kryetari Lulzim Basha apo nga forumet brenda partisë.
Një ditë më parë tre deputetë brenda Partisë Demokratike kritikuan publikisht Bashën për vendimin e bojkotimit të zgjedhjeve më 18 Qershor.
Ishte fillimisht Majlinda Bregu ajo që paralajmëroi kryedemokratin për braktisjen nga partitë simotra evropiane, ndërsa edhe Topalli e Eduard Selami kritikuan ashpër lidershipin e PD. /javanews/b.d