• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojkoti/ Ruçi me dorë të hekurt, deputetëve të opozitës iu mbahet rroga

by Java News
12/11/2018 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita ka bojkotuar çdo seancë parlamentare që prej nisjes së sesionit, por braktisja e pjesshme e Kuvendit ka nisur që më parë. Por pavarësisht se bëhet fjalë për vendime politike, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vendosur që të zbatojë rigorozisht rregulloren dhe ligjin edhe sa i përket pagesës së deputetëve opozitarë. Kështu të gjithë deputetët e opozitës po përballen në këto kohë me mbajtjen e pagës për sa kohë që nuk frekuentojnë jetën parlamentare.

Vetë institucioni i Kuvendit ka publikuar në faqen e tij në internet të dhënat mbi listëpagesat e deputetëve gjatë muajit korrik, pagesa që merren gjatë muajit gusht. Sipas këtij dokumenti zyrtar të gjithë deputetët opozitarë kanë pasur penalitete që shkojnë deri në gjysmën e pagës. Kjo në varësi të mungesave që ka marrë secili prej tyre në mbledhjet e seancave plenare dhe në mbledhjet e komisioneve të përhershme dhe të posaçme. Listën e deputetëve të pakicës parlamentare që kanë bërë më shumë mungesa e kryeson Lefter Koka me 11 mospjesëmarrje në seanca plenare dhe në mbledhjen e komisionit ku bën pjesë. Për rrjedhojë atij i është mbajtur më shumë se gjysma e pagës që përfiton si deputet ose thënë me shifra konkrete 58,531 lekë të rinj. Lista pasohet nga deputeti tjetër i LSI-së, Agron Çela me 10 mungesa dhe të cilit i janë mbajtur nga paga 53.210 lekë të rinj.

Në vend të tretë të deputetëve të opozitës që ka braktisur më shumë herë Kuvendin, është Edi Paloka me 9 mungesa. Si pasojë e mospjesëmarrjes në seancat plenare dhe në komisione Palokës i janë mbajtur 47,889 lekë. Më pas vjen deputetja demokrate Rudina Hajdari me 8 mungesa dhe të cilës i janë mbajtur 42,568 lekë. Lista vijon me të gjithë deputetët e tjerë opozitarë që variojnë nga 1 deri në 6 mungesa secili. Në varësi të mungesave variojnë edhe penalitetet në paga. Natyrisht që bëhet fjalë për muajin korrik, ku opozita nuk kishte marrë ende një vendim për bojkot total të Kuvendit. Gjatë atij muaji kishim të bënim me një braktisje të pjesshme të institucionit të Kuvendit, teksa deputetët e opozitës vinin në sallë, debatonin dhe më pas gjatë momentit të votimit largoheshin. Situata financiare për xhepat e deputetëve të opozitës janë përkeqësuar gjatë dy muajve të fundit, pasi ajo ka vendosur bojkotin total të Kuvendit, çka do të thotë mbajtje e plotë e pagës së deputetit./gsh

a.ç

Next Post
Protestat në Tiranë janë fituar gjithmonë nga Bashkia dhe Qeveria!

Protestat në Tiranë janë fituar gjithmonë nga Bashkia dhe Qeveria!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com