TIRANE – Opozita vijon të mbajë të bllokuar ligjin për “magjistratët”. Projektligji aq shumë i diskutuar për “Magjistratët” nuk është hedhur në votim, pasi kërkon shumicë të cilësuar të votave. Partia Demokratike dhe opozita në seancën e sotme nuk ishin në Parlament.
Pavarësisht thirrjes se BE për të mos bojkotuar Kuvendin dhe për të votuar ligjin për magjistratë, opozita ka braktisur edhe seancën e sotme, duke injoruar rekomandimet e nderkombetareve.
Pasi u hodh në votim, u miratua projektligji i gazit natyror, projektligji për dhënien me qera të tokave bujqësore, aderimi në marrëveshjen e Lisbonës dhe me procedurë të përshpejtuar ka kaluar projektligji për ndryshime në ligjin e gjendjes civile. Të gjithë projektligjet u miratuan me 71 vota, aq sa dhe ishte prezenca në parlament.
Selia blu nga ana tjetër ka prezantuar platformën antimafia, e cila sipas saj, synon të zgjidhë njëherë e mirë lidhjet e dyshimta mes politikanëve dhe oligarkëve.
Javanews/ a.ç










