• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bojkoti lë auditorët bosh, pezullimi i mësimit në fakultete, Mark Marku mbështet studentët dhe dënon dhunën!

by A. Q
16/10/2026 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e katërt të protestës së studentëve, bojkoti mësimor vijon.

Në ambientet e fakulteteve të ndryshme të qytetit janë paraqitur vetëm një numër i vogël i studentëve, kryesisht për të përfunduar procedurat e regjistrimit në Bachelor dhe Master.

Studentët nuk pranuan të japin intervista por jashtë kamerë disa prej tyre pranuan se i janë drejtuar fakultetit për të dorëzuar dokumentacion për regjistrim.

Nga vëzhgimi i Top Channel në Universitetin Politeknik, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Mjekësisë apo Fakultetin e Drejtësisë, vihet re mungesa e procesit mësimor, ndërsa në fasadat e jashtë të godinave bien në sy thirrjet e studentëve për bojkot dhe protestë!

Edhe auditorët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja janë bosh. Asnjë student nuk është paraqitur në orët e leksioneve apo të seminarëve.

Pedagogët e Fakultetit Filologjik kanë shprehur mbështetjen për studentët, që me vendimin për mosmarrjen e mungesave në seminare, te mesazhet në rrjetet sociale apo dhe me pjesëmarrjen në protestë.

“Etikisht, nuk besoj të ketë ndonjë pedagog që nuk mbështet studentët e vetë. Studentët kanë qenë të lirë të marrin vendimin e tyre. Unë në ditën e dytë të protestës kam nxjerrë një vendim për të mos marrë mungesat për t’u krijuar kushte të barabarta studentëve“, u shpreh dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Mark Marku.

Protesta që është përhapur në të gjithë Tiranën, por edhe qytete të tjera është përshkallëzuar edhe me goditjen ndaj institucioneve jopublike dhe bizneseve. Duke komentuar këto zhvillime, Mark Marku shprehet se nuk ka parë studentë tijët në vijën e parë të protestuesve që kanë ndërmarrë këto akte.

“Unë mendoj se asnjë student yni nuk janë autor. Unë do të doja që studentët tanë të mos shkonin drejt dhunës. Objektivat që arrihen përmes dhunës prapë dhunë sjellin, qoftë psikologjike“, tha Marku.

Duke kujtuar historinë e protestave në vendin tonë, ku vetë ka qenë shpesh protagonist dhe dëshmitar, Marku u sugjeron studentëve të marrin parasysh se përshkallëzimi i dhunës ka pasoja të mëdha.

“Dhuna është e dënueshme në çdo rast. Ekzagjerimi i dhunës është akoma më i dënueshëm. Shndërrohet në avantazh të protestuesve sepse opinion mund t’u kthehet kundër“, theksoi dekani.

Universitetet edhe më parë kanë qenë djepi i protestave kundër padrejtësisë por këtë herë duket se pedagogët janë të shqetësuar për sigurinë e tyre për shkak të dhunës por edhe lëndimeve që kanë qenë prezente gjatë këtyre ditëve të protestës.

Next Post
“Nëse provohet se ka nxitje…”- Protestat e studentëve, moderatorja: Dënoj përdorimin e fëmijëve dhe dhunën ndaj Policisë, janë figura e shtetit!

“Nëse provohet se ka nxitje...”- Protestat e studentëve, moderatorja: Dënoj përdorimin e fëmijëve dhe dhunën ndaj Policisë, janë figura e shtetit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com