• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bojkoti i thatë i një opozite të thatë

by Java News
31/07/2015 00:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Konstituimi i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, i cili u pasua me betimin e kryetarit dhe përcjelljen e këtij të fundit në zyrën e re, përforcoi edhe një herë në mendjet e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve mentalitetin se bojkoti është normë që duhet plotësuar në funksion të pluralizmit politik. Për më tepër, ky proces i titulluar bojkot dhe që e ka prejardhjen nga një lloj gjuhe e dheut, është armë demokratike e pranueshme dhe e pandëshkueshme dhe që mund të përsëritet vend e pavend apo me dy, tre, katër… dymbëdhjetë apo infinit standarde. Këshilli Bashkiak i Tiranës, pasi bëri betimin dhe të gjitha procedurat formale për zgjedhjet brenda për brenda, priste kreun e ri të Bashkisë (fjalë kjo që ende nuk dihet përse shkruhet me germë të madhe në mes të fjalisë).

Kësisoj, me përfundimin e procedurave, ardhja e kreut të ri të Bashkisë në ambientet e Këshillit për të bërë betimin e detyrueshëm me ligj, u shoqërua me një bojkot të thatë të opozitës. Anëtarët e saj u dukën qarte se nuk kishin pasur një vendim paraprak për diçka të tillë. U dukën si nga mimika, ashtu edhe nga mos dakordësia me të tyrin Leonard Olli, që e interpretuan me habi të vogla kur dëgjuan se ai e raportoi këtë ‘vendim’. Kjo nismë u vu në dyshim në fraksion të sekondit kur z. Kosovrasti si anëtari më i vjetër i Këshillit dhe i Partisë Demokratike u shtang nga komunikimi publik që Olli bëri. Ky i fundit me shumë gjasa e kishte nga ekzaltimi që për herë të parë ishte i zgjedhur dhe mbi të gjitha (po prap me shumë gjasa) mendoi se nga eksperienca e tij në KQZ-në e Ristanit si Zëdhënës, njeh Kodin, Ligjin, Procedurën e të tjera si këto.

Teksa pretendimi i demokratëve të kryesuar nga Olli si ‘shef grupi’ bazohej në faktin e pjesëmarrjes së ministrit Beldar Çuçi në mbledhje, ata harruan se z. Çcuçi kish marrë pjesë më parë në mbledhjet e Këshillave Berat & Elbasan ku të djathtët nuk bojkotuan. Këto dy shembuj tregojnë se demokratët nuk kanë pasur një vendim partiak për bojkotin, porse dikujt koka i ka marrë erë i rrëmbyer nga emocionet e herës së parë. Por ajo që pritej te ishte ‘Dita e Erionit’ në tregun mediatik, ishte paraprirë me një bojkot tjetër të maxhorancës në nivele të larta. Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi u la batall jo me ndonjë diferencë kohore kushedi se çfarë me bojkotin e këshilltarëve të Tiranës. Parë nga ky këndvështrim, në përpjekje për të dhuruar një ‘Show’ apo siç e kuptojmë më mirë ne shqiptarët ‘për t’ia dhjerë’, përfaqësuesit e opozitës (me o të vogël) u bënë qesharak. Ky vendim i marrë aty për aty jo vetëm nuk do të jetë titull nesër në faqet e shtypit, por as të vetët nuk i ekzalton.

Fjalët e më pasme të Veliajt aq me pak duhet të ekzaltojnë ndokënd. Jo se është i parëndësishëm, sepse Tirana është kryeqytet i mbarë kombit dhe jo vetëm i Shqipërisë, por sepse me të drejtë kolegu Endri Xhafo e quajti një fjalim fushate për arsyet që ai ka listuar dymbëdhjetë orë para radhëve të mia, por edhe Veliaj ka të drejtën e arsyet e veta për çdo germë sikurse edhe përgjegjësinë. Por shkrimi i Xhafos dhe pretendimet e ne skepitkëve të perjetshëm nuk do të kishin më vlerë sepse opozita bëri manovrën shpëtimtare të radhës duke kryer ‘harakirin’ e fundit. Kreu i PD-së doli pasditen e së enjtes në një deklaratë për mediat duke kundërshtuar drejtpërdrejtë një deklaratë të mëparshme të Ramës, po prap për mediat.

Partia Demokratike u mundua në dy apo më shumë forma për t’u distancuar nga humbja e kryeqytetit përmes Bashës që ka si taksiratë të mbajë çdo barrë që prodhojnë ‘ollët’ e tij, pa llogaritur këtu atë thashethemin se Berisha nuk e do dhe mezi po pret të gjejë sebep e t’i bëjë dalje (?!). Kështu, Basha ishte detyrua të fliste në media me gjuhën e një kryeministri të ardhshëm për të mbuluar atë çka i kish ndodhur në politikë si kryetar i shkuar Bashkie, çelësat e së cilës i mbante Enno Bozdo ndërsa Veliaj kish hyrë më parë në ambientet e saj me gjithë shpurën e tij duke shqiptuar me vete fjalët ‘Susam hapu!’. Por kjo hyrje i ngjau atij fragmenti kur Marashi te ‘Tok Jonë’ hyn në Këshill e një personazh episodik ngaqë nuk gjente arsyen sesi kaq gjakftohtë e guximshëm hap derën e zyrës Marashi, nxori fjalët: Tash po plas pushka n’Kshill’.

E pavarësisht vendimit  surprizë të Ollit, standardeve të dyfishta demokrate me bashkitë Tiranë, Elbasan dhe Berat e deri te Basha në rolin e komentuesit të komentuesit, qytetarët shqiptarë i ndan e i bashkon fjala ‘bojkot’. Kjo terminologji e demokracisë dhe që nuk ndëshkohet dot kurrë. Ndërkohë, ajo çka kanë kërkuar e kërkojnë votuesit ka qenë e është e thjeshtë si e vërteta.

Next Post

Mediat polake: Skandal në Tiranë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In