• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Bojkoti i Listës Serbe, shqiptarët mbesin në krye të komunave me shumicë serbe

by A M
21/04/2024 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bojkoti i Listës Serbe po funksionon. Që nga mëngjesi, vetëm 203 persona në katër komunat veriore të vendit dolën për t’iu përgjigjur pyetjes nëse duan apo jo shkarkimin e kryetarëve aktualë shqiptarë.

Votimi, që u organizua për t’ua mundësuar serbëve, shumicë në atë pjesë të vendit, që t’i heqin kryetarët aktualë, duket se do t’i lë ata në detyrë deri në fund të mandatit.

Një vit më parë, ata u bënë kryetarë të komunave në veri të vendit pasi Beogradi iu kërkoi serbëve në Kosovë që t’i bojkotonin zgjedhjet e 23 prillit 2023, gjë që rezultoi me zgjedhjen e katër kryetarëve shqiptarë, fitues me pjesëmarrjen e vetëm 3% të votuesve. Udhëheqjen e Leposaviçit e mori Lulzim Hetemi nga LVV-ja, atë të Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga PDK-ja, udhëheqjen e Zveçanit e mori Ilir Pecit nga PDK-ja, ndërkaq në krye të Mitrovicës së Veriut erdhi Erden Atiq nga LVV-ja.

Partia dominuese në veri të Kosovës, Lista Serbe e kontrolluar nga Beogradi, iu bëri thirrje serbëve që të mos marrin pjesë në këtë votim, me arsyetimin se ai është organizuar në atë mënyrë që t’ua mundësojë kryetarëve aktualë të qëndrojnë në udhëheqje të këtyre komunave deri në fund të mandatit.

Për t’u bërë i mundshëm largimi i kryetarëve aktualë të katër komunave veriore dhe organizimi i zgjedhjeve të reja në veri, më shumë se 50%e atyre që kanë të drejtë të votojnë duhet të merrnin pjesë. Praktikisht, tashmë e pamundur.

Rezultati: deri në orën 15:00, nga 46,000 të regjistruar, vetëm 203 persona votuan. Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, në Leposaviq votuan 122 persona, në Zubin Potok 17, në Mitrovicën e Veriut 64, ndërsa në Zveçan asnjë.

23 qendrat zgjedhore megjithatë po qëndrojnë të hapura nga mëngjesi në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Nëse votimi nuk do të bojkotohej, mendohej se do t’ua hapte rrugën zgjedhjeve të reja lokale atje, të cilat do të duhej t’i kontribuonin shtensionimit të situatës e cila pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023 u përshkallëzua deri në dhunë.

Next Post
“The making of Albanians”

Tulatja e Dumanit ndaj Metës and & Co, Orson Welles dhe Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

March 3, 2026
“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

March 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Arsyet pse frikësohet PD nga debati për imunitetin e Belinda Ballukut

March 3, 2026
“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

March 3, 2026
Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

March 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In