• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Bojkoti i Bashës apo opozita e thërmuar antiamerikane e Berishës?!

by Skënder Minxhozi
08/04/2023 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Diçka më shumë se 770 mijë shqiptarë u paraqitën në kutitë e votimit në 30 qershor të vitit 2019. Ishte 21 përqind e listës totale të zgjedhësve që u paraqit të votonte për pushtetin vendor në të gjithë Shqipërinë. Praktikisht të gjithë votues të Partisë Socialiste. Ishin zgjedhje të çuditshme, ku vetë folja “zgjedh” dukej e pakuptimtë, pasi opozita kishte bojkotuar garën ndërkohë që Presidenti kishte shtyrë datën zyrtare pa u konsultuar me askënd…përveç Berishës e Bashës.

E megjithatë në qershor 2019 pati votim për krerët e 61 bashkive. Ishte vendimi i amerikanëve më shumë sesa vullneti i politikës shqiptare, që zgjedhjet të triumfonin mbi platformat e bojkotit dhe sabotimit të procesit elektoral. Më mirë zgjedhje “topalle” dhe të shëmtuara sesa hiç zgjedhje, ishte teza amerikane. Duhej dënuar largimi i njëanshëm nga përgjegjësia e përfaqësimit të elektoratit dhe ashtu ndodhi. U votua në gjithë Shqipërinë vetëm për kandidatët socialistë dhe rezultati ishte i parashkruar. Gjithë pushteti lokal kaloi majtas.

Sot katër vjet më vonë, opozita kthehet të reklamojë “tokat” e saj të lëna djerrë katër vjet më parë. Kërkon me të drejtë të marrë listën e bashkive ku është shumicë. Bojkoti i Lulzim Bashës është dënuar tashmë pak a shumë nga të gjithë, edhe nga ata që qëndronin pas perdes duke shtyrë urët e një zjarri që do të digjte në fakt vetë opozitën. Berisha përbetohet se nuk ka pasur gisht në djegien e mandateve dhe braktisjen e zgjedhjeve, por siç dihet Doktori ka shumë probleme me memorien kur i leverdis të bëjë “harraqin”. Ka lënë më shumë se një shenjë gishtash, mbi platformën e largimit të opozitës nga sistemi politik dhe institucionet në vitin 2019. Në të njëjtën pozitë është edhe Meta i cili sa për sy e faqe ka thënë përherë se ishte kundër bojkotit.

Nga pikëpamja e formës dhe protokollit zgjedhor, në vitin 2019 Basha kishte të drejtën të pretendonte se nuk i humbi zgjedhjet, pasi nuk mori pjesë në to. Ai kishte dhe ka të drejtën formale të pretendojë se do t’i kishte fituar bindshëm ato, pasi në fakt prova që ai ishte i dobët përballë Ramës e Veliajt thjesht nuk u verifikua në praktikë.

Kjo e bën formalisht Bashën një humbës në tavolinë, por jo një humbës në terren për secilën prej 61 bashkive. Me koshiencë Luli i iku verifikimit në atë garë pasi e dinte që nuk fitonte dot. Hija e vitit 2017 kur la Çadrën dhe mori gjysmën e qeverisë e më pas humbi keq, qëndronte ende e rëndë mbi selinë e SHQUP-it dhe Baasha nuk donte të koleksiononte disfatën e rradhës përballë Ramës.

Sot kemi një tablo të ndryshme sa i përket marrjes pjesë në zgjedhje. Në opozitë janë kthyer Berisha e Meta si lojtarë të rreshtit të parë, duke zëvendësuar Bashën i cili është kryetar me letra, por që në publik shfaqet vetëm duke u kapur në poza komike teksa drekon në Holandë, e jo në ndonjë aktivitet elektoral.

Opozita e Foltores ka pranuar sfidën e zgjedhjeve lokale dhe shprehet se do t’i fitojë ato. Megjithatë Berisha dhe Meta më të parët e dinë që fitorja e 14 majit është një mirazh si ata të shkretëtirës. Të gjitha prognozat që bëhen për bashkitë nga Veriu në Jug, e japin humbës koalicionin opozitar, i cili ka humbur gjatë rrugës për në KQZ shumë nga komponentet e tij historike. Vetëm në Tiranë garojnë sot, veç Erion Veliajt, katër kandidatë opozitarë. Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë më dysh, ndërsa kanë ikur nga streha e PD-PL edhe Dashamir Shehi e Agron Duka, pa harruar çamët që konkurojnë më vete.

Pamundësia për të mbledhur rreth një projekti unitar gjithë këtë nebulozë siglash dhe emrash, teksa duhej pikërisht e kundërta në përballjen me PS, e ka kthyer garën e opozitës në pjesën dërrmuese të bashkive, në një mision të pamundur. Ndarja e votave, e ardhur më së pari për shkak të prezencës së Berishës në krye të valles opozitare. Një prezencë toksike e ngritur mbi antiamerikanizmin dhe frymën përjashtuese kaq të njohur në repertorin e tij politik në të shkuarën.

Në vend që ta bashkonte, Berisha atë që me përjashtim të vitit 2005, ka bërë jetë e mot në krye të opozitës: të largojë e refuzojë çdo prurje alternative që nuk mendon, nuk sillet apo nuk flet si ai vetë. Në këtë prag pranvere, kur nga zgjedhjet na ndan pak më shumë se një muaj, ai e ka sjellë opozitën në një gjendje që është pak ta quash dramatike. Është kapur fort pas një partie si ajo e Ilir Metës, e cila del me një shifër preference në të gjitha sondazhet, duke aplikuar taktikën e tokës së djegur për të gjithë ish-bashkëpunëtorët e tij brenda PD zyrtare, apo edhe ndaj aleatëve të tjerë potencialë në spektrin opozitar apo edhe në shoqërinë civile.

Shkurt, Berisha po shkon në zgjedhje duke sfiduar të gjitha ligjet e “fizikës” elektorale, thuajse i vetëm, i goditur nga perëndimorët dhe i sigurt se rezultati zgjedhor që do të marrë do të jetë shumë larg asaj që mund të quhet fitore. Në harkun e katër viteve PD shfaqet kështu në dy pamje të kundërta, në kutitë e votës për pushtetin vendor. Dikur bojkotuese me firmën e Lulit, sot e ndarë dhe e thërmuar me grushtin mbi tavolinë të Doktorit. Cila nga këto dy PD vlen dhe peshin më shumë?!

Next Post
Aksion antidrogë nga deti dhe toka në Vlorë e Fier, në Darëzezë gjendet një skaf dhe një furgon

Aksion antidrogë nga deti dhe toka në Vlorë e Fier, në Darëzezë gjendet një skaf dhe një furgon

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    E përkthyer në shqipen e militantëve që i kanë mbetur SOT PD-së, (ndaç asajë me vulë, e ndaç asajë me këllufin e PL-së, së Likes së Monës), njëra është MUT, e tjetra KAKË.
    Të dyja bien erë e kutërbojnë, kush më shumë, e kush më pak, varet vetëm nga era se ç’drejtim merr.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com