• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Bojkot, protesta apo vetëm njëra prej tyre?

by S M
29/10/2016 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Opozita e ka përdorur shpesh këto tre vjet tezën e bojkotimit të Kuvendit dhe të protestave popullore kundër qeverisë. E ndërsa ajo e ka zbatuar kohë pas kohe atë që e ka quajtur “marrëdhënie e kushtëzuar” me parlamentin (pra, largimin në situata të caktuara dhe për ligje të caktuara), së fundi po dëgjohet gjithnjë e më shpesh kërcënimi se përtej bojkotit, mund të kemi edhe protesta masive kundër Ramës dhe kabinetit të tij.

Ndoshta përbën një koincidencë, por kërcënimet e mësipërme u shfaqën sapo doli në skenë ajo që tashmë quhet “dhurata e 28 nëntorit” e kancelares Merkel për Shqipërinë. E cila, e përkthyer nga mediat e Tiranës, mund të jetë lajmi që ajo do japë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, gjatë vizitës tashmë të konfirmuar të kryeministrit shqiptar në Berlin në atë datë. Nuk do të ishte jashtë formatit logjik dhe taktikës së politikës shqiptare, që temat e mësipërme të përkonin me njëra-tjetrën. Edhe vetë Rama, kur ishte në opozitë, përdori jo pak presion, për të frenuar etapat e mëparshme të integrimit europian. Është një lojë që partitë e kanë bërë dhe e bëjnë, duke vënë interesat e tyre mbi ato të vendit.

Çeshtja më e koklavitur në këtë moment për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, është jo t’u shpjegojnë shqiptarëve përsenë e kësaj tentative për t’ja “ngrirë buzëqeshjen në buzë” Edi Ramës përballë kancelares gjermane, por sesi do t’ja dalin që të mbajnë gjallë presionin e rrugës mbi qeverinë. Prej vitesh PD po përpiqet të krijojë një masë kritike pakënaqësie popullore në Shqipëri, me qëllim që ta përdorë atë si karburant në luftën politike ndaj socialistëve. Që në vjeshtën e vitit 2013 demokratët kanë testuar pulsin e elektoratit shqiptar, duke thirrur herë pas here protesta të cilat fillimisht janë njoftuar si të përditshme, më pas janë kthyer në të përjavshme, e më në fund janë shuar pa prodhuar thuajse asgjë. Basha ka pasur rastin ta prekë më dorë realitetin e ftohtë që ka rrethuar këto tre vjet aksionin e tij politik, aq sa pesha dhe vizioni i tij si kryetar i opozitës janë vënë në pikëpyetje jo vetëm nga votuesit e thjeshtë, por edhe nga një pjesë e kupolës aktuale drejtuese të Partisë Demokratike.

Të motivosh sot protesta kundër qeverisë, është njëherësh e lehtë dhe e vështirë. E lehtë, pasi në tre vjet e kusur drejtimi të vendit, kabineti aktual ka prodhuar jo pak kosto dhe ndryshk, reformat kanë qenë të dhimbshme dhe disa nga objektivat madhorë të mandatit mbeten ende pa realizuar, kryesisht në fushën ekonomike. Është njëherësh e vështirë të protestosh ndaj qeverisë Rama, kur sheh përballë saj opozitën Basha, e cila nuk motivon. Një kuadrat politik me pigment të zverdhur, kryesisht për faj të dilemave dhe zbehtësisë së vetë kreut aktual të karvanit, nuk arrin t’i ngrohë motorrët e ftohur të popullit opozitar, siç bënte dikur Sali Berisha. Në këtë pikë, rotacioni në krye të PD ka prodhuar një situatë të zymtë dhe me një perspektivë të dyshimtë.

Për këto arsye, opozita e ka shumë të lehtë të marrë një vendim bojkoti nga parlamenti, por nuk duket ta ketë po aq të thjeshtë që të marrë me vete në rrugë edhe disa mijë shqiptarë të gatshëm për të kaluar ditët dhe javët para zyrës së kryeministrit. Klima popullore antiqeveritare nuk është një materie e thjeshtë për t’u kuptuar dhe as për t’u prodhuar në podiumet e konferencave për shtyp. Ky është mali i lartë që opozita e djathtë nuk po arrin ta kapërcejë në tre vjetët e qëndrimit në pakicë.

Next Post
E pabesueshme, shihni djalin 2-muajsh që flet dhe habit botën (VIDEO)

E pabesueshme, shihni djalin 2-muajsh që flet dhe habit botën (VIDEO)

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Motorret e popullit opozitar,ngohen me shume nga ndryshku u kabinetet qeverita,dhe mos realizimi I shume premtimeve madhore te mandatit,por ti.i interpreton ndryshe,sikur opozita e pa afte,e zverdhur nek…..,por ama motorret qenkan ngrohur,nuk mund ta mohosh dhe mos u ngaterro me vetvehten,si gjithmone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
Përmirësim i madh financiar për 4 shenja të horoskopit deri në tetor

Përmirësim i madh financiar për 4 shenja të horoskopit deri në tetor

June 21, 2026
Zvicra pret bisedimet SHBA-Iran, programi bërthamor dhe lufta izraelite në Liban pikat kyçe të negociatave

Zvicra pret bisedimet SHBA-Iran, programi bërthamor dhe lufta izraelite në Liban pikat kyçe të negociatave

June 21, 2026
Dimensionet e frikshme të incidentit në ambasadën e Izraelit

Dimensionet e frikshme të incidentit në ambasadën e Izraelit

June 21, 2026
Kinematografia shqiptare në kryeqytetin e Spanjës. Dy ditë kushtuar pesë dekadave të filmit shqiptar në Círculo de Bellas Artes

Kinematografia shqiptare në kryeqytetin e Spanjës. Dy ditë kushtuar pesë dekadave të filmit shqiptar në Círculo de Bellas Artes

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In