• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Bojken Lako tregon pse zgjodhi muzikën në vend të aktrimit, projektet e tij të reja me Sandër Gjokën dhe Gent Bushpepën

by Java News
06/02/2024 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I lirë, kontrovers, atipik dhe gjithmonë “ brenda në kohë “ edhe kur e kapërcen atë, i butë po aq sa rebel, larg joshjes për perfeksionin dhe shumë afër talentit të lindur, Bojken Lako vjen ti shpërfaqë “ Dy botët” e tij në një bisedë me Helidon Haliti krejt shpenguar siç ai di dhe siç ai është.

Bojken Lako ka treguar për herë të parë se si nisi rrugën e muzikës dhe nuk u bë aktor sikurse babai i tij, ndonëse studimet i ndoqi për Regji.

“Siç thashë për Bujon, te kjo pjesa e trashëgimisë së talentit të vet e kishte siklet atë. Më ushqente me idenë dua të bësh diçka në jetë që të jesh më i mirë se unë. Prandaj unë kam studiuar me piano dhe kam qenë realisht i talentuar. E shihte mbase talentin që mbase pikturoja, dhe kishte qejf ai që të bëhesha regjisor, meqë kisha disa lloje talentesh. Bile i kam thënë që dua të bëhem aktor se dhe ynë hyra në shkollë për Regji dhe dy vitet e para normalisht që më dukeshin njësoj sepse lëndët ishin të njëjta. Ai ishte me këtë që aktori mund të jetë regjisor shumë i mirë, mund të bëjë një film. Kjo ishte ajo që e shqetësonte pak, që kur e bën një gjë duhet ta bësh mirë, me nivele të larta. Ka qenë një nga njerëzit që më ndiqte shumë dhe nëpër koncerte, vinte pak si i fshehur nëpër koncerte në lokale, kishte qejf kur arrija ndonjë moment të mirë emocional në ndonjë këngë, ndihej mirë” thekson Lako.

Bojken Lako ka treguar për shkëputjen që pati nga muzika dhe për projektet e tij në të ardhmen. “Unë me muzikën kam pasur një moment shkëputje sepse pata një moment që nuk më pëlqente krijimtaria ime personale në muzikbërje. Më duket sikur bëja të njëjtën gjë. Dhe kam pasur qejf këtë periudhë që të punoj më tepër në krijimet e të tjerëve. Kam qejf të këndoj në krijimet e të tjerëve. Kam nisur tani në Festival me mjeshtrin, legjendën Sandër Gjoka diçka. Por ai ka shumë ide dhe mund të bëjmë dy apo tre gjëra në të ardhmen.

Gjithashtu me Gent Bushpepën. Kam dëshirë të punoj në një album që ka lidhje pak me muzikën folklorike qytetare, të sjella pak ndryshe. Dua të bëj ato eksperimente më shume se sa krijime origjinale nga fillimi. Megjithatë dhe e kisha ndërprerë. Por një ditë po dëgjoja këto demot e mia kur i kam bërë atëherë, kur i kam pasur energji për të krijuar dhe mbase bëj dhe ndonjë gjë në të ardhmen”, shprehet Lako.

/f.s

Next Post
VIDEO/ Arrestohet ‘tik-tokeri’ shqiptar në Greqi! Abuzonte seksualisht dhe shante personat me aftësi të kufizuara

VIDEO/ Arrestohet ‘tik-tokeri’ shqiptar në Greqi! Abuzonte seksualisht dhe shante personat me aftësi të kufizuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com