• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bojaxhi-Veliajt: A do t’i anulosh lejet e dhëna nga Rama-Berisha-Basha?

by
26/05/2015 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së djeshme të kandidatit të majtë për Tiranën, Erion Veliaj, ka reaguar kandidati i pavarur   për Tiranën, Gjergj Bojaxhi.

Bojaxh ka reaguar pas deklaratës së Veliajt i cili tha se “kandidatët e tjerë janë të Saliut”. Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi shprehet se këto janë deklarata pa etikë dhe fyese, pasi sipas Bojaxhi, kandidimi i tij është shprehje e vullnetit të qytetarëve.

“Zoti Erion Veliaj përsëriti edhe dje disa deklarata kundër kandidimit tim dhe denoncimeve që unë i kam bërë ndërtimeve në Parkun e Liqenit. Deklaratat e tij janë jo vetëm pa etikë dhe pa qytetari por reflektojnë një mentalitet të korruptuar që përçmon lirinë, integritetin dhe dinjitetin e tjetrit.

Kandidimi im për Bashkinë e Tiranës është shprehje e vullneti të lirë të rreth 14 mijë qytetarëve të Tiranës. Deklaratat e Zotit Veliaj janë fyerje e përçmim edhe për të gjithë këta qytetarë, të cilët Zoti Veliaj i konsideron ose budallenj të mashtruar prej meje ose, me shprehjen e tij banale, si “të Saliut”.”,shkruan Bojaxhi në Facebook.

Bojaxhi vijon më tej me të njëjtën linjë si ditë më parë kur thotë se Rama-Berisha-Basha janë projektuesit për shkatërrimin e Parkut të Liqenit të Tirannës.

Ai gjithashtu i shtron disa pyetje zotit Veliaj sa i përket planit që ai ka për Parkun e Liqenit të Tiranës, duke u zotuar nga ana e tjetër se ai nuk do ta lejojë shkatërrimin e Parkut.

“Përtej mungesës së thjeshtësisë dhe etikës, akuzat e Zotit Veliaj kanë një qëllim tinzar: ato duan të largojnë vëmendjen e publikut nga denoncimet që unë i kam bërë bashkëpunimit sistematik mes zotërinjve Rama, Berisha dhe Basha për shkatërrimin e Parkut të Liqenit. Zoti Veliaj ka synim ta zbatojë planin Berisha-Rama-Basha për ndërtimet në Parkun e Liqenit. Për këtë arsye, ai po përpiqet të largojë vëmendjen e publikut me akuza politike që nuk kanë lidhje me Parkun e Liqenit.

Mendoj se është momneti që zoti Veliaj të bëjë të qartë qëndrimin e tij. Konkretisht ai duhet t’i përgjigjet këtyre pyetjeve:

  1. A do të anullojë Zoti Veliaj vendimin Rama-Berisha-Basha për kthimin në tokë ndërtimi të rreth 70 hektarëve sipërfaqe përgjatë kurorës së Parkut të Liqenit?

Unë do ta anulloj këtë vendim me referendum të qytetarëve të Tiranës. Zoti Veliaj nuk ka nevojë as për referendum, pasi mund ta anullojë me një firmë të thjeshtë të Kryeministrit Rama, me të cilën premton se do të bashkëqeverisë Tiranën.

  1. A do ta lejojë Zoti Veliaj ndërtimin 15 katësh në pjesën e parkut përballë Fakultetit Ekonomik, leje që ndodhet në tavolinën e Kryetarit të Bashkisë për firmë? Unë nuk do ta firmos këtë leje.
  2. A do të lejojë Zoti Veliaj ndërtimet e planifikuara në krah të Korpusit të Universitetit, mbi Universitetin e Arteve? Unë nuk do t’i lejoj.
  3. A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet e planifikuara në territorin ku është sot Garda? Unë nuk do t’i lejoj.
  4. A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet në trekëndëshin në fillim të digës së liqenit (sot vendparim)? Unë nuk do t’i lejoj.
  5. A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet që kanë filluar e të tjera që po përgatiten të fillojnë poshtë Digës së Liqenit? Unë nuk do t’i lejoj.”

Në fund të postimit të tij Bojaxhi rithekson se shkatërruesit e Parkut janë Rama-Berisha-Basha, ndërkohë që thumbon Veliajn kur thotë se: “Emrat e përfituesve nga këto ndërtime, Zoti Veliaj mund t’i gjejë në listën e të ftuarve në dasmën e tij”, mbyll reagimin e tij Bojaxhi.

Next Post

Doshi: Ademi ka fituar në Shkodër, Bazhdarin e propozoi LSI-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com