• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bojaxhi sulm kryeministrit: Rama po u bën shantazh qytetarëve

by
12/05/2015 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ka vendosur të mos rrijë në hije por të jetë protagonist dhe këtë ka vendosur ta bëjë duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bojaxhi akuzon kryeministrin Rama se është duke iu bërë shantazh qytetarëve, që të mos votojnë kandidatët e opozitës.

“Kryeministri Rama vazhdon të përsërisë deklaratën se, nëse fitojnë kandidatët e opozitës, nuk do të ketë bashkëpunim mes tyre dhe qeverisë. Nënkuptimi është i qartë: nëse qytetarët nuk votojnë kandidatët e caktuar nga Zoti Rama dhe Zoti Meta atëherë Kryeministri Rama do t’i dënojë ata duke mos u dhënë komuniteteve të tyre fonde publike nga buxheti i qeverisë i cili financohet nga taksat e vetë qytetarëve. Qëndrimi i Kryeministrit Rama është shantazh i hapur autokratik që shkel parimet e të drejtat themelore mbi të cilat ngrihen e funksionojnë shoqëritë e lira e demokratike. Me këtë qëndrim, ai synon të kufizojë dhe kushtëzojë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur, me qëllim përqëndrimin në duart e tij edhe të pushtetit lokal. Ne i kërkojmë Zotit Rama të heqë dorë nga këto shantazhe antidemokratike dhe të respektojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Si të gjitha pushtetet, pushteti lokal duhet të burojë nga vullneti i popullit dhe jo nga vullneti i Kryeministrit,” shkruan Bojaxhi

Next Post

Itali, goditet grupi i drejtuar nga shqiptarë, kapen 30 kg kokainë dhe 1 ton marijuanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com