• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojaxhi: Sot partitë ekzistuese janë me pronar

by A R
11/01/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi i ftuar në studion e “Tonigt Ilva Tare”, ka sqaruar synimet e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pjesë nga intervista:

Bojaxhi: Detyrat publike që kam pasur i kam parë si podiume përpara publikut. Vija re që kishte një stonim që nuk shkonte në komunikim. Nëse ne duam të ndryshojmë komplekset dhe zgjidhjet, duhet të ndryshojmë edhe fjalët që përdorim. Nuk kam asnjë kompleks që të quhet partia e Gjergj Bojaxhiut. Unë dëshiroj të jem përfaqësues i një partie të atyre që besojnë. Ka dy mënyra për t’i mbajtur njerëzit bashkë, idetë ose pazari. Sot partitë ekzistuese janë me pronar. Edhe kur partia ka ndryshuar, këta njerëz nuk ndryshojnë kontrollin e partisë. Ky model na ka mbajtur peng.

Vendet më të zhvilluara kanë modele politike ku qytetarët i shikojnë me krenari. Presidenti Obama dha fjalimin e lumturimës. Janë miliona amerikanë që e shikojnë me krenari. Ai sot nuk është President, jo sepse nuk fiton dot, por populli amerikan ka gjykuar që të kenë limite në jetën e tyre politike. Nëse ne duam të ndryshojmë të ardhmen tonë kemi nevojë të ndryshojmë politikën. Nëse duam të ardhme, duhet të angazhohemi që ta ndryshojmë.

Tare: Statusin e puritanit kush e jep?

Bojaxhi: Nuk e quaj puritanizëm, por nevojë jetike. Unë besoj tek këto gjëra. Nuk është çështje morali dhe idesh. Ne kemi 25 vjet që bëjmë të njëjtat gabime. Nëse një shoqëri nuk ka moral dhe vlera, një shoqëri e tillë nuk ka të ardhme. Unë sfidoj çdokënd të dalë e të na tregojë një shoqëri që ka qenë e suksesshme dhe e begatë duke mos pasur moral të brendshëm. Varfëria vazhdon, shqiptarët ikin sepse nuk kanë shpresë dhe të ardhme.

Tare: Për ta bërë këtë duhet të marrësh pushtet. A ka pritshmëri për t’ia arritur?

Bojaxhi: Partia në çdo rast është një mjet. Misioni i Sfidës është për një politikë të pastër.

Tare: Në 18 qershor janë zgjedhjet parlamentare. Pse keni pritshmëri që shqiptarët do ta bëjnë këtë “pastrim”?

Bojaxhi: Gara e Tiranës ishte një nismë shumë spontane. Gara e Tiranës tregoi se ka qytetar që duan ndryshim edhe pa kaluar nëpërmjet një procesi instititucional partie mobilizohen. Gara e Tiranës nuk është diçka që kjo është e sigurt, por na tregoi se kur qytetarët mobilizohen, atëherë mund të votojnë dhe tregojnë se ka masë për ndryshim.

Tare: Flasim për dy parti të mëdha që kanë votues fanatik të pastër. Ku synoni t’i merrni këto vota?

Bojaxhi: Këta janë segmente që kanë investuar në një model klientelizmi. Për ta vërtetuar këtë gjë marrim rastin e qytetit të Kavajës. Është konsideruar bastion dhe sot ka votuar për një parti të majtë. Kjo tregon se këto ngurtësi ideologjike, shoqëria ka treguar se ndryshon. Kjo klasë politike ka shkatërruar çdo institucion shoqëron.

Next Post
Dëbora zbardh Tiranën, ja sesi argëtohen VIP-at (GALERI)

Dëbora zbardh Tiranën, ja sesi argëtohen VIP-at (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In