• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bojaxhi prezanton planin për zgjidhjen e problemit me parkimet

by
02/06/2015 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka paraqitur sot programin e tij për mirëmenaxhimin e parkimeve.

Në fjalën e tij kandidati Bojaxhi vuri në dukje situatën e rëndë të parkimeve në Tiranë, sipas së cilit vjen si rezultat i mungesës totale të vizionit dhe klientelizmit të drejtuesve të Bashkisë.

Bojaxhi theksoi se edhe kur situata e parkimeve u bë financiarisht fitimprurëse, politikanët i ndanë koncensionet e parkimeve tek klientët e tyre një të PD-së dhe një të PS-së.

Duke treguar një lagje të Tiranës ku parkimet ishin të zëna nga hekura e zinxhirë Bojaxhi tha se kjo është pasoja dhe jo shkaku i keqmenaxhimit të qytetit.

“Ja si është menaxhimi aktual i parkimit. Me zinxhirë, hekura, apo betona. Kjo është pasoja dhe jo shkaku. Qytetarët nuk kanë më ku të parkojnë dhe ne do t’i rikthejmë qytetarëve vendparkimet publike. Tirana është ndoshta i vetmi kryeqytet në botë që nuk ka parkime publike nëntokësore apo mbitokësore. Ne do t’a ndryshojmë këtë gjë”, tha ai.

Plani i tij për parkimet në Tiranë, parashikon hapësira optimale parkimit nëntokësor për ndërtimet e reja, përndryshe leja nuk do të jepet, ndërtimin e një parkimi të madh në stacionin e autobuzëve interurbanë në periferi të Tiranës, futjen e një sistemi modern për pagesën dhe menaxhimin e parkimeve publike në rrugë etj.

Një ditë më parë, Bojaxhi prezantoi edhe planin për transportin publik ku theksoi faktin se tashmë do të ketë një biletë unike për linja të ndryshme dhe se autobuzët do të pajisen me GPS për të ditur mbërritjen e saktë në stacionet e tyre.

Next Post

“I hekurti” Eastwood sot mbushi 85 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In