• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojaxhi për çadrën: Justifikim i PD-së sepse nuk bën dot një Shqipëri më të fortë

by A R
21/03/2017 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergj Bojaxhi thotë se protesta e Partisë Demokratike dhe çadra e ngritur prej tyre mbetet thjesht një “déjà vu”. Në një postim në Facebook, Bojaxhi thotë se çadra që është ngritur në krah të Kryeministrisë vazhdon të jetë e njëjtë me atë të disa viteve më parë ku, njësoj si sot, kërkohej rrëzimi i qeverisë.

Sipas Bojaxhi, çadra e radhës vazhdon të mos sjellë asgjë të re, përveç faktit që atëherë në krye të protestës qëndronte Edi Rama dhe tani Lulzim Basha, me po të njëtën kërkesë për rrëzim qeverie. 

 Anëtari themelues i SFIDA për Shqipërinë është shprehur se për partinë e tij çadra ku do të ftojnë njerëzit do të jetë kutia e votimit, ku ai thotë se qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre, me besimin se ky vend do të bëhet.

 “SFIDA PER SHQIPËRINË ka nisur rrugëtimin e saj drejt një ‘çadre’ të vetme: kutisë së votimit, ditën e zgjedhjeve, duke u rrefyer të gjithëve se vlerësojmë të drejtën e gjithësecilit për të shënuar me votën e tij një mendim ndryshe. Atë mendim që nuk e tollovit njeriun nga njëra çadër në tjetrën, por i jep mundësinë të besojë se ky vend do të bëhet. Do të bëhet në saj të votës së secilit“.

 Gjergj Bojaxhi thotë se nga fronti i çadrave asgjë nuk ka ndryshuar, nga skenari i pak viteve më parë.

“Atëherë ishte z.Rama në opozitë që kërkonte rrëzimin e asaj qeverie dhe sot është z.Basha që kërkon rrëzimin e kësaj qeverie,” shprehet Bojaxhi.

 Bojaxhi e mbyll postimin duke e cilësuar çadrën si një justifikim për të fshehur pamundësinë për të ndërtuar një Shqipëri të fortë dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për të zgjedhur nëse duan një Shqipëri çadrash apo një Shqipëri të vërtetë.

 “Tre muaj para zgjedhjeve, historia e vendit tim po më duket e ngjashme me historinë e atyre njerëzve që, të pafuqishëm për të ndërtuar një shtëpi me llaç e tulla, jetojnë nën çadër, duke e përdorur atë si një shkak të madh për të justifikuar pamundësinë e tyre.

 
A di të votosh? Mendohu mirë: Shqipëri çadrash, apo Shqipëri të fortë?“, përfundon postimin anëtari themelues i SFIDA për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi.
Next Post
Ish-ministri britanik: Nga Berisha i skandaleve, te populizmi i Bashës, ata janë rreziku i vërtetë

Ish-ministri britanik: Nga Berisha i skandaleve, te populizmi i Bashës, ata janë rreziku i vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In