• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bojaxhi: “Ja arsyet se përse Sfida për Shqipërinë do të hyjë në zgjedhje”

by Java News
07/04/2017 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Themeluesi i lëvizjes “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi, ka hedhur sot poshtë komentet për rolin që mund të luajë Sfida për Shqipërinë në zgjedhjet e pritshme parlamentare. Sipas tij, SFIDA për Shqipërinë është krijuar në qershor të 2016-ës, pothuajse një vit më parë, përpara se Partia Demokratike të hynte në çadër apo të konsideronte të mos merrte pjesë në zgjedhje.

“Si një nga anëtarët themelues të Sfidës për Shqipërinë, dua ta bëj mëse të qartë për të gjithë publikun shqiptar, se lëvizja jonë lindi për t’iu kundërvënë të gjitha partive të vjetra, duke filluar nga PS-ja, PD-ja e LSI-ja, e duke përfunduar te Partia Komuniste.  Ne jemi të bindur se partitë e vjetra kanë zhvilluar një maskaradë pluraliste në çerekshekullin e fundit, ku kanë ndërruar pushtetin me njëra tjetrën në darka dhe takime të fshehta e publike, duke filluar nga darka famëkeqe e Firences më 1992, mes Nanos e Berishës”, deklaroi ai.

Bojaxhi nënvizon se këtë maskaradë pluraliste e kanë mbajtur gjallë e ushqyer biznesmenë, gazetarë e figura të errta të malavitës, të cilët kanë përfituar vazhdimisht nga ajo, pavarsisht se kush ka qenë në pushtet.

“Shembulli më i freskët është Divjaka, ku oligarkët “e majtë” e “të djathtë” janë ulur këmbëkryq bashkë dhe po e degradojnë atë me ndërtimet e tyre, duke ndërhyrë tek pjesa e mbrojtur me ligj. Sfida për Shqipërinë do të futet në garën elektorale (kurdo që të zhvillohet ajo e cilado qeveri qoftë kur të zhvillohet) me objektivin e qartë që të përfaqësojë votat e shqiptarëve të zhgënjyer nga partitë e vjetra, si dhe nga biznesmenët, gazetarët dhe figurat e errta të malavitës që i mbajnë gjallë e i ushqejnë ato. Ne nuk jemi futur në sprint, jemi në maratonë – nuk do të ndalemi deri në ditën kur shumica e shqiptarëve ta kenë kuptuar se Shqipëria ka nevojë për parti të reja/ndryshe politike, për një rend të vërtetë demokratik dhe për një ekonomi të vërtetë tregu të lire”, perfundon Bojaxhi.

ma.me

Next Post
Assad kundër planit të Trump për zonat e sigurisë

Flet Assad pas sulmeve të SHBA ndaj Sirisë: Trump i papërgjegjshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

March 10, 2026
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

March 10, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

March 10, 2026
Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In